• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Premte, 04 Dhjetor 2009 17:36

Dragash
- Dega e LDK-së në Dragash, njoftoi sot se, të shtunën, me 05 dhjetor, me fillim në ora 11:00, do të mbaj tubim elektoral në fshatin Bresanë, ndërsa, në ora 12:30, në Brezne.
Në këtë Tubim, sipas Shtabit Zgjedhor të LDK-së, do të marrin pjesë nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, aktivistë të tjerë të kryesisë qendrore të LDK-së, si dhe kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit, Halim Shemsidini, i përcjellur nga stafi dhe aktivistë të tjerë të degës së LDK-së në Dragash.
Prizren - Ish-pretenduesi për kryetar të komunës së Prizrenit, Ruzhdi Rexha, i cili në raundin e parë zuri vendin e tretë për nga numri i votave, në rrethin e dytë të votimeve do ta përkrahë kryetarin aktual të komunës, Ramadan Mujën.
Sipas një marrëveshje që është miratuar nga të dy palët, në rast se fiton kandidati i PDK-së, Rexha do marrë postin e nënkryetarit të parë të komunës.
Pas zgjedhjeve të 15 nëntorit “Koalicioni për Prizrenin” është shpërbërë dhe, disa nga partitë pjesëmarrëse, janë rreshtuar përkrah LDK-së, ndërsa Ruzhdi Rexha, si i vetëm është rreshtuar me PDK-në.
Hagë - Tërhiqen dy shtete nga procesi i seancës dëgjimore në Hagë, rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.
Bahraini dhe Laosi, janë tërhequr nga pjesëmarrja si dëshmitare, megjithëse të dyja ishin regjistruar zyrtarisht për të prezantuar pikëpamjet e tyre para gjykatës.
Sipas orarit zyrtar të GJND’së, Bahraini është dashur të dëshmojë dje ndërkaq Laosi javën e ardhshme. Bahraini është pritur të deklarohet në favor të pavarësisë së vendit tonë, ndërkaq Laosi do të mbronte qëndrimin serb. Megjithatë, vendi ynë ende e ruan epërsinë, me një aleat më shumë se sa Serbia.
Hagë - Seanca e sotme dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pas dëgjimit të qëndrimeve të Bolivisë, Brazilit, Bullgarisë dhe Burundit, mbi ligjshmërinë e deklaratës së pavarësisë së vendit tonë, e përmbyllë procesin për këtë javë.
Ndërkaq, në javën që vjen, do të nisë me paraqitjen e qëndrimeve të Kinës, Qipros, Kroacisë dhe Danimarkës.
Të martën, më 8 dhjetor, qëndrimet e tyre do t’i paraqesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata e Rusisë.
Ferizaj - Bashkimi Evropian ka përfunduar ndërtimin e një ndërtese të re të Policisë Kufitare dhe të Doganave, në vendkalimin kufitar me Maqedonisë, në Glloboçicë, në vlerë prej gjysëm milion euro, ndërkaq kjo ndërtesë do të bëjë të mundur që aktivitetet e Doganave dhe Policisë Kufitare të kryhen në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Ndërtimi i kësaj ndërtese, ishte pjesë e projektit një milionësh, i cili po ashtu përfshin ndërtimin e ndërtesës së Policisë Kufitare dhe të Doganave hekurudhore, në Han të Elezit, si dhe të një ure në vendkalimin kufitar në Bllacë.
Mitrovicë - Kryeministri Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, ka qëndruar në familjen e Fatmir Behramit, e cila sot është vendosur në shtëpinë e re, të ndërtuar në Lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të qytetit. Kryeministri Thaçi, nga kjo familje, i ka porositur banorët e veriut, që të kthehen të sigurt në pronat e tyre, sepse do ta kenë përkrahjen e qeverisë. Thaçi tha se ndjehet tepër mirë në familjen që u vendos në shtëpinë e re, të investuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të autoriteteve lokale. “Sot janë vendosur disa familje dhe ky proces do të vazhdoj të mbështetet nga Qeveria e Kosovës. Ne do të investojnë në ndërtimin e shtëpive të reja, në mënyrë që njerëzit të kthehen dhe të fillojnë jetën e re në Kosovën e re, në Mitrovicën e re, në Mitrovicën integruese”, tha kryeministri Thaçi.
Mitrovicë - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, sot diplomoi gjenerata e 39-të e zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 70 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me plan-programin e dizajnuar, në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.
Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasave dorëzuan flamujt, të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën dhe arritjet në të gjitha lëmit, gjatë 3 mujorit të trajnimit. Këta flamuj iu dorëzuan drejtorit të Drejtorisë për Trajnime Mandatore, nënkolonelit Driton Zabërgja.
Gjilan - Policia rajonale e Gjilanit, konfirmoi sot se një 33 vjeçar, banor i Gjilanit, është vrarë dhe një tjetër person, 36 vjeçar, është plagosur me armë automatike AK-47.
Sipas policisë, ky akt është kryer mbrëmë, nga persona ende të panjohur.
Sipas zëdhënësit rajonal të Policisë në Gjilan, togerit Ismet Hashani, viktimat janë gjetur në veturën e tyre, ndërkohë që, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është duke u hetuar intenzivisht
Share