• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK nisi fushatën në Bresanë dhe Brezne
e Shtunë, 05 Dhjetor 2009 13:39

shemsidini1
Në ditën e parë të fushatës njëjavore, para balotazhit për kryetar komunash, Lidhja Demokratike e Kosovës në Dragash (LDK), e nisi e para aktivitetin e saj në fshatin Bresanë, ku, për ta mbështetur kandidatin e kësaj partie për kryetar të Dragashit, Halim Shemsidinin, kanë ardhur edhe personalitete të larta partiake nga qendra.
I pari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili këtë garë e ka përfunduar që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, më 15 nëntor, i mahnitur me masën e tubuar, tha se kjo dëshmon se LDK-ja meriton fitore “LDK meriton të udhëheq me këtë komunë, sepse ajo do të udhëheq në të mirë të qytetarëve, në shërbim të tyre. Do të realizojë projektet më të mira, të cilat do ta përmirësojnë jetën tuaj. Projekte këto, që do të jenë shumë më të mira se ato që ka bërë qeveria aktuale”, tha Mustafa, duke kërkuar votën e elektoratit në Bresanë. “Ju lus që të mobilizoheni gjatë kësaj jave, në mënyrë që ta kremtojmë më pas bashkërisht fitoren, së bashku me partnerin tonë të koalicionit, AKR-në, me të cilin do ta përpilojmë një program të përbashkët bashkëqeverisës”, tha më tej Mustafa.
Më pas, ish shefi i Qeverisë së Kosovës në ekzil,  Bujar Bukoshi, tha se njerëzit që meritojnë të udhëheqin popullin, nuk kanë nevojë të qirren për ta bindur elektoratin, sepse ai di më së miri se kujt t’ia jap votën “A e patë Isa Mustafën... As nuk rrehi gjyks, as nuk u lavdue dhe as nuk piskati. Por, ai diti t’i mbledhë kokrrat dhe ta fitojë Prishtinën. Unë nganjëherë piskas, por gjithmonë duke pasur parasysh kauzën për ta zhvilluar këtë vend. E dimë se e kemi partinë më të mirë në vend. Parti kjo, pa të cilën Kosova s’bën”, tha Bukoshi, duke pranuar se LDK-ja nuk është ajo që ishte para luftës. “Pas luftës, zumë pakës n’thue, që është normale. Por, këto gjëra tani po marrin një kahje tjetër. E ardhmja e këtij vendi është me LDK-në. Porosia jonë është që në votime të dilni olluk e ç’oxhuk dhe votën t’ia jepni kujt të doni, por vetëm LDK-së, Halim Shemsidinit”, tha më tej Bukoshi, duke porositur simpatizantët e partisë së tij, që t’i ruajnë votat, ngase, sipas tij, ato po vidhen.
Në përfundim të këtij prezantimi, fjalën e mori edhe kandidati për kryetar komune, Halim Shemsidini, i cili premtoi shumë, po qe se do të fitojë postin e të parit të komunës, si dhe Ymer Ademi, bartës i listës së delegatëve të kësaj partie që garuan më 15 nëntor, kur kjo parti ka siguruar 9 ulëse, ndër 27 sa ka gjithsejtë Kuvendi Komunal i Dragashit.
Hapjen e fushatës parazgjedhore të balotazhit, LDK-ja e bëri edhe në fshatin Brezne, ku kandidati për kryetar të Dragashit, Halim Shemsedini, edhe njëherë u zotua se premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 15 nëntorit, do t'i realizoj me përpikëri.
Ai shtoi se LDK-ja është e vetmja parti, e cila i ka pri popullit të Kosovës edhe në ditët më të vështira, andaj vota për LDK-në do ta përcaktojë ardhmërinë e Kosovës.
Ndërkaq, anëtari i kryesisë së LDK-së, Isa Mustafa, pasi shprehu bindje të thellë për fitoren e LDK-së në këtë komunë, mbështeti fuqishëm Shemsedinin, i cili, sipas tij, ofron një program që siguron zhvillim, prosperitet dhe demokraci.
Qytetarëve iu drejtua edhe kandidati i AAK-së, Burim Piraj, tashmë partner i koalicionit me LDK-në, i cili ftoi simpatizantët e partisë së tij që ta mbështesin Halim Shemsedinin në zgjedhjet e 13 dhjetorit, duke shprehur bindje se ai do ta ndryshoj jetën e banorëve të komunës së Dragashit.
 
Share