• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kryetar i Dragashit, ai që tubon më shumë argat!
Nga: Beqir BEQAJ   
e Hënë, 07 Dhjetor 2009 00:59

Komuna_DR_-_01
Salim Jenuzi, kandidat për kryetar të Dragashit nga PDK-ja dhe Halim Shemsidini, nga LDK-ja, do të përballen sërish në balotazhin e 13 dhjetorit. Të parin do ta mbështesë koalicioni “Vakat”, subjekt ky më i madhi në trevën e Gorës, ndërkaq të dytin, AAK-ja, fuqi kjo e katërta politike në Dragash, pas zgjedhjeve të 15 nëntorit.
Megjithatë, gara vazhdon për koalicione me subjektet tjera të vogla. Ndër to, Iniciativa Qytetare e Gorës (GIG), deklarohet se në këtë garë do të jetë neutrale. Por, nëse votojnë, s’ka dyshim se do t’ia japin votën LDK-së. Ndërkaq, jashtë matematikës së koalicioneve, kanë ngelë LDD-ja, AKR-ja dhe SDA-ja, të cilat ende nuk po nguten, me gjasë, për ta rritur çmimin e këtij “pazari”.
Nga ana tjetër, “të mëdhenjtë” s’mund të bëhen dorëlirë, sepse, po e ndanë pushtetin me disa parti, mund të mbeten vet pa të, ose do të kishin më pak pushtet, pavarësisht që do ta fitonin postin e të parit të komunës.
Halim Shemsidini, kandidat i LDK-së, pohon se subjekti i tij ende pret përgjigjen e LDD-së, AKR-së dhe SDA-së, të cilat janë duke e shqyrtuar ofertën e partisë së tij. "Duke synuar një qeveri lokale, sa më gjithëpërfshirëse, ne u kemi ofruar këtyre subjekteve ndarje të pushtetit. Shpresojmë se gjatë ditëve në vazhdim, do të kristalizohen gjërat", ka thënë Shemsidini. Edhe krerët e PDK-së, thonë se janë të hapur për të gjitha subjektet, që ende janë jashtë koalicioneve. Por, edhe “të vegjlit” nuk po nxitohen, sepse, bazuar në “muhabetet” e para 15 nëntorit dhe atyre pas kësaj date, numri i votave që mori secili subjekt, e ndryshoi “muhabetin” mes subjekteve politike.
Qamil Kolloni, delegati i vetëm i LDD-së në KK, që doli nga zgjedhjet e 15 nëntorit, ka bërë të ditur se subjekti i tij, e ka ofertën e LDK-së dhe se ajo është në shqyrtim e sipër. Megjithatë, shikuar nga këndvështrimi i mëhershëm, kjo marrëveshje, vështirë se do të arrihet!
Edhe zyrtarët e AKR-së, thonë se deri më tani nuk kanë marrë ofertë nga asnjëra palë. Sikurse Kolloni, edhe delegati i vetëm në KK i këtij subjekti, Mujdin Jusufi, thotë se “po qe se ndonjëra prej partive të mëdha do të kërkojë mbështetjen e tyre, ata do ta analizojnë ofertën dhe më pas do të vendosin për këtë çështje", megjithëse koha është e shkurtë.
Nga ana tjetër, subjekti boshnjak, SDA, për të cilin spekulohet se në zgjedhjet e 15 nëntorit ka mbështetur kandidatin e LDK-së, tani nuk e fsheh simpatinë ndaj Shemsidinit. Disa nga njerëzit kyç të kësaj partie, thonë se LDK-ja dhe Shemsidini, që tani, mund të jenë të sigurt në votën e tyre, ndonëse shprehen se ende mungon qëndrimi i kryesisë.
Sido që të jetë, bazuar në diferencën e vogël të votave që kishin në zgjedhjet e nëntorit, askush nuk merr guxim të prognozojë, se cili nga dy kandidatët për kryetar të Dragashit, do të triumfojë. Krejt kjo mbetet e varur nga gara e tyre, se cili do të tuboj rreth vetes më shumë argatë në balotazhin e 13 dhjetorit.
Share