• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Mërkurë, 16 Dhjetor 2009 09:51

Prizren
- Lajmet e fundit që vijnë nga Prizreni thonë se kandidati i Lidhjes Demokratike për kryetar të kësaj komune, Hanefi Muharremi, ka fituar ndaj kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja.
Nysret Bytyçit, shef ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor  në Prizren, ka thënë se gjatë futjes se materialit në të dhënat e votimeve në kompjuter, janë bërë disa gabime teknike.
Sipas Bytyçit, me ndryshimin e këtyre gabimeve, LDK-ja del fituese në Prizren, me 78 vota më shumë. Këto dhëna, sipas Bytyçit, u janë dërguar edhe KQZ-së në Prishtinë.
Prizren - Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, i hedh poshtë të dhënat më të fundit që i ka publikuar shefi ekzekutiv i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, Nysret Bytyqi, të cilin e ka quajtur të afërm me LDK-në.
Berisha, ka akuzuar shefin ekzekutiv të KKZ-së në Prizren, se po përpiqet të manipulojë rezultatin preliminar, të shpallur nga KQZ-ja, sipas të cilit Ramadan Muja kishte 42 vota më shumë se Hanefi Muharremi, pa llogaritur rezultatin e votave të kushtëzuara.
Prishtinë - Situata në Prizren, se kush doli fitues në balotazhin për kryetar të komunës, vazhdon të jetë konfuze, të cilën pritet ta qartësojnë 1.602 votat e kushtëzuara. Ndërkaq, Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve, gjatë ditës së djeshme filloi procesin e verifikimit të votave me kusht. Këtë e ka konfirmuar, koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj.
Ai shpjegoi se për shkak të transparencës së procesit, KQZ-ja dhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike, do të jenë të pranishëm gjatë procesit të verifikimit.
Prishtinë - Përderisa kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nestrin Lushta ka pohuar se brenda dy-tri ditëve do të certifikohen rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, për kryetarin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Tahir Recaj, një gjë e tillë është e pamundur të ndodhë, deri në javën e ardhshme, për shkak të kohës që merr procedura e shqyrtimit të ankesave.
Ndërkohë, duke folur rreth mundësisë që në Prizren të shkohet në rivotim, Lushta thekson se nuk përjashtohet mundësia.
Prishtinë - Në një kumtesë në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, Presidenca e Bashkimit Evropian thotë se, ka mirëpritur zhvillimin e rregullt të zgjedhjeve lokale me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve.
Sipas saj, kjo shënon progres të rëndësishëm për konsolidimin e mëtejmë të një shoqërie demokratike dhe shumë-etnike, në pajtim me standardet evropiane.
Presidenca e BE-së thotë se, e ka parasysh efektshmërinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shpreh besimin se KQZ-ja do të vazhdojë të hetojë të metat për të cilat është njoftuar.
Bruksel - Përfaqësuesi i deritashëm i politikës së jashtme dhe i sigurisë i Bashkimit Evropian, Javier Solana i ka shkruar letër falënderimi dhe lamtumirëse ministrit të Jashtëm të vendit tonë, Skender Hysenit, në të cilën, mes tjerash thuhet: “Ju shkruaj për t’ju thënë lamtumirë dhe t’ju shpreh mirënjohjen time dhe falënderimin për bashkëpunimin që kemi pasur. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoja me ju për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale.
Bashkimi Evropian e ka konsoliduar vetveten, si partner kyç i vendit tuaj”, thuhet mes të tjerash në letrën e Solanës, drejtuar ministrit Hyseni.
Prishtinë - Vizita e Presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq në Prizren, do të ndodhë më 8 janar e jo më 7, në ditën e Krishtlindjeve ortodokse. Kjo nuk është kurrfarë provokimi, drejtuar kundër Beogradit zyrtar, ka deklaruar për gazetën serbe “Danas” ambasadori kroat në Prishtinë, Zlatko Kremariq.
Ai ka sqaruar se Mesiq ka në plan që më 8 janar të takohet me presidentët e vendeve të rajonit dhe se ky takim, kurrsesi nuk vë në dyshim shenjtërinë e Krishtlindjeve ortodokse, aq më tepër sepse në këtë takim do të marrin pjesë edhe dy presidentë të shteteve ortodokse, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Share