• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Rivotime në Prizren, Gjilan dhe Lipjan? |
e Shtunë, 19 Dhjetor 2009 19:48 |
Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), në seancën që mbajti të shtunën, ka udhëzuar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) që të përsërisë votimet në komunën e Prizrenit, Gjilanit, dhe Lipjanit, për të cilat janë pranuar një numër i madh ankesash nga subjektet politike. Kryetari i këtij komisioni, Tahir Rrecaj, ka thënë se vendimi është marrë për shkak të numrit të madh të ankesave të subjekteve politike për parregullsi në këto tri komuna. “Është çështje e KQZ-së, nëse e sheh të arsyeshme të urdhërojë rivotim të plotë në këto tri komuna”, ka thënë Rrecaj, duke specifikuar se KZAP-ja ka dhënë udhëzim për KQZ-në, e jo urdhër. Megjithatë, burime nga KQZ-ja bëjnë me dije se kjo e fundit ka marrë një vendim të KZAP-it, në një mbledhje që ka mbajtur pak orë, pasi KZAP-ja ka dhënë udhëzim për t’i përsëritur zgjedhjet në këto komuna. Sido që të jetë, mbetet që të bëhet publik një vendim i tillë, por që ende nuk dihet se kur do të deklarohet vetë KQZ-ja për udhëzimin që ka marrë nga KZAP-ja.
|