• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Policia: Më shumë siguri në rajonin tonë!
e Enjte, 31 Dhjetor 2009 00:08

policia_ne_veprimDrejtuesit rajonal të policisë në Prizren, në përmbylljet të vitit, vlerësuan se 2009-ta ka shënuar rënie të krimit, ndërsa është ngritur shkalla e zbulueshmërisë së rasteve të kundërligjshme.
Këtë sukses ata e ndërlidhën me bashkëpunimin e mirë të policisë me institucionet tjera të rëndësishme të nivelit lokal, përfshirë edhe bashkëpunimin në rritje me qytetarët.
Në përmbyllje të vitit, policia rajonale e vlerësoi angazhimin e treguar gjatë vitit 2009 për rritjen e shkallës së sigurisë në regjionin e Prizrenit. Majori, Nexhmi Krasniqi, drejtor i policisë rajonale në Prizren, lavdëroi punën e policisë në parandalimin e veprave të ndryshme të kundërligjshme. “Gjatë kësaj periudhe kohore, ka pasur një angazhim jashtëzakonisht të mirë të pjesëtarëve të policisë, ndërsa në bazë të analizave tona, del se në këtë regjion krimi ka shënuar rënie, ndërsa 2009-ta ka ngritur në 83 për qind shkallën e zbulueshmërisë së veprave të kundërligjshme”, tha Krasniqi, i cili këtë suksese të policisë e ndërlidhi me një bashkëpunim të mirë midis pjesëtarëve të organit të rendit me ata të organeve të tjera të drejtësisë në nivel regjioni, përfshirë Gjykatat dhe Prokuroritë. Sipas tij, në uljen e krimit dhe zbulimin e autoreve të tij, ka ndikuar edhe bashkëpunimi gjithnjë e më madh i qytetarëve, më pjesëtarët e policisë, që ka ndihmuar në zbulimin dhe kapjen e disa të dyshuarve.
Në anën tjetër, Ymer Hoxha, kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prizren dhe Hidajet Hoxha nga Prokuroria, e vlerësuan të jetë në nivel, bashkëpunimi i organizmave që përfaqësojnë me pjesëtarët e policisë. Sipas tyre, ky është një rrumbullakim i përbashkët i sukseseve që tregon për koordinim të mirë të punëve, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të kësaj ane.
Përfaqësues të policisë, ndërkaq, falënderuan edhe mediat për prezantimin e aktiviteteve policore gjatë këtij vitit, duke thënë se kjo ka ndihmuar edhe si preventivë për parandalim të krimit.
Në përmbyllje të vitit 2009, drejtues të policisë konfirmuan se kanë nderuar me mirënjohje disa pjesëtarë të dalluar të njësiteve të ndryshme të policisë, në nivel regjioni.
Share