• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lirohet hoteli i vetëm në Dragash
e Enjte, 31 Dhjetor 2009 16:24
hoteliPas dhjetë vjetësh, hoteli i vetëm në Dragash “Sharri”, i është dorëzuar Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), i cili do ta nxjerr më pas këtë objekt në shitje.
Mënjëherë, pas përfundimit të luftës, kontingjenti i forcave turke të KFOR-it, ishte vendosur në këtë objekt, pronë e Ndërmarrjes Tregtare “Koritniku” në Dragash dhe, deri më tani, aty i ka zhvilluar të gjitha aktivitetet ushtarake, të cilat jo edhe aq këndshëm janë pranuar nga banorët që jetojnë afër. Ndonëse janë shprehur se ndihen më të sigurt, për shkak të pranisë së tyre, banorët ankoheshin për zhurma të mëdha të tankeve dhe ushtrimeve të tjera që zhvillonte ushtria turke, pastaj rrethojave me gjemba e deri tek pamja jo e hijshme që ishte krijuar në qendrën më të madhe të kësaj qyteze, ku edhe ndodhet selia e Komunës.
Në përgjithësi, të gjithë qytetarët pajtoheshin se, më e madhe ishte dobia e pranisë së KFOR-it në këtë vend, se sa formalitetet e gjërave që kanë të bëjnë me komoditetin, sidomos në vitet e para të pasluftës.
Sot, qyteza e Dragashit llogaritet të jetë ndër vendbanimet më të qeta në vend, ndërkohë që në vitet e para të pasluftës, llogaritet të ishte në krye të komunave më të rrezikuara, pasi atëkohë patën ndodhur shumë shpërthime dhe detonime me motive politike.
Edhe krerët e partive politike e kanë përshëndetur praninë e KFOR-it në këtë objekt dhe asnjëherë nuk kanë kërkuar largimin e tyre. I pari që publikisht e kërkoi largimin e ushtrisë nga ky hotel, ishte kandidati për kryetar Komune nga AAK-ja, në zgjedhjet e 15 nëntorit, Burim Piraj. Ai madje, largimin e ushtrisë dhe angazhimin e pushtetit lokal që të bëhet trysni ndaj AKP-së, që këtë objekt ta nxjerrë në shitje, e kishte pjesë të premtimeve parazgjedhore. Piraj nuk ka arritur të fitonte besimin e qytetarëve për ta marrë timonin e kësaj komune, por edhe tani nuk ka hezituar që në emër të partisë së tij, ta përsërisë qëndrimin parazgjedhor. “Nuk është kjo se jam kundër ushtrisë, apo KFOR-it. Por, pas një dekade, pasi gjërat kanë lëvizur për të mirë, ushtria duhet të vendoset në periferi të qytezës, ndërsa ky objekt i çmueshëm që ka Dragashit, duhet të shitet, për ta vënë në funksionin, për çka edhe ishte ndërtuar. Dragashi ka nevojë për një hotel”, tha Piraj.
Burimet tona nga AKP-ja, mësojnë se hotel “Sharri” në Dragash, do të nxirret për shitje, që në valën e parë të privatizimit, në vitin 2010, saktësisht në muajin mars.
Share