• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hipnozë, nëpërmjet internetit!
e Diel, 03 Janar 2010 21:27
hipnozaaAspak punë të lehtë nuk i ka vënë kusht vetes hipnotizuesi britanik Chris Hughes, i cili ka paralajmëruar se nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, Facebook dhe Twitter, planifikon të vë në trans gjithë planetin tonë.
Hughes (34-vjeçar) është i bindur se nëpërmjet internetit mund të shënojë rekord botëror në hipnotizimin e masës.
Gjatë sesionit të hipnozës në internet, Hughes do të përpiqet t’i bind ndjekësit e tij të kapen për duar, t’i mbyllin sytë, dhe të gjitha këto vetëm me anë të zërit të tij, bën të ditur gazeta Telegraph.
Shumë njerëz nga të katër anët e globit janë paraqitur nëpërmjet internetit për ta ndjekur këtë ngjarje, që fillon më 4 janar, në orën 21:30.
Ky sesion është quajtur Socialtrance, ndërsa do të mbahet të njëjtën ditë kur shënohet Dita botërore e hipnozës, dhe pritet të shënohet në librin e rekordeve botërore Guinness.
Të gjithë personat që kanë mbi 18 vjet mund t’i bashkohen këtij sesioni, pos grave shtatzëna, personave me të meta mentale dhe ata që janë nën ndikim të drogave dhe alkoolit.
Pjesëmarrësve u këshillohet të konsultohen me mjekun personal, ndërsa deri më tash janë lajmëruar 1.139 persona të interesuar për të marrë pjesë në këtë sesion.
Share