• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Mërkurë, 06 Janar 2010 12:59

Dragash
- Janë dashur vetëm 15 minuta, për t’u bërë konstituimi i asamblesë së re komunale të Dragashit, ku nën drejtimin e këshilltarit më të vjetër, Naim Baxhakut, 27 këshilltarë janë betuar solemnisht se do t’i kryejnë me nderë e besnikëri detyrat e tyre prej deputeti.
Betimin solemn në këtë seancë e ka dhënë edhe Salim Jenuzi, i zgjedhur sërish për kryetar komune.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve të nëntorit, 27 ulëset e asamblesë komunale të Dragashit, do t’i zënë 9 këshilltarë të PDK-së, po aq edhe nga LDK-ja, 3 të koalicionit “Vakat”, 2 të AAK-së, ndërkaq nga një ulëse do ta kenë katër subjekte më të vogla: LDD, AKR, GIG dhe SDA.
Dragash- Janë evituar të gjitha defektet që ka shkaktuar era e fuqishme, duke lënë Dragashin pa sistem kabllor të televizionit dhe pa internet.
Gjatë paradites janë riparuar defektet dhe tani është stabilizuar çdo gjë, bëjnë të ditur burimet tona nga terreni.
Ndërkohë, nga Drejtoria komunale e Mbrojtjes, Shpëtimit dhe Shërbimeve publike në Dragash, bëhet e ditur se të gjitha rrugët lokale janë pastruar nga bora, por që iu rekomandojnë drejtuesve të automjeteve, që të kenë kujdes më të shtuar, për shkak të shkrirjes së madhe të borës, e cila ka bërë që rrugët të jenë të rrëshqitshme.
Dragash - Në sondazhin më të fundit që është organizuar nga shtëpia jonë informative, përmes votës së lirë të qytetarëve në ueb-faqen e radios, shumica e anketuesve janë përgjigjur se pas zgjedhjeve locale, secili duhet t’i kthehet punës së vetë.
Gjithsejtë 59.5 % e anketuesve janë përgjigjur se më së miri është që secili t’I kthehet punës dhe veprimtarisë së vet. Ndërkaq, 31.7% janë të mendimit se nga këto zgjedhje nuk presin asgjë. Prej gjithsejtë 126 anketuesve, dhjetë prej tyre janë shprehur se do t’i presin dobitë nga këto zgjedhje.
Tiranë - Shqipëria eksporton mbi 11 milionë kilovat orë energji elektrike në ditë, njoftoi një përfaqësues i Kompanisë elektroenergjetike të Shqipërisë, duke shtuar se fitimi arrin deri në dy milionë euro në dit.
Sipas drejtorit të KESH-it, Muharrem Stojku, prodhimi maksimal i rrymës është rezultat i derdhjes së madhe të ujërave, pas reshjeve të bollshme të shiut dhe borës.
Shqipëria, gjatë viteve të kaluara, kishte mungesë të madhe të rrymës, për shkak të së cilës kishte edhe restrikcione disa orëshe.
Londër - Mafia shqiptare renditet e gjashta, ndër grupet mafioze më të forta në botë, sipas një liste të botuar në gazetën londineze "Dejli Njuz".
Sipas kësaj gazete, shqiptarët kanë lënë pas mafian xhamajkiane dhe atë serbe, ndërkohë që ka
saktësuar kjo gazetë se termi mafia përdoret tashmë për grupet e fuqishme të krimit të organizuar, që kanë shtrirje në territoret e disa vendeve, duke krijuar kështu monopolin e një aktiviteti kriminal.
Verona - Drejtori sportiv i Chievos, Giovanni Sartori, ka deklaruar se Erjon Bogdani, nuk do të largohet në drejtim të Catanias.
Sulmuesi shqiptar ishte fare pranë kalimit tek sicilianët, mirëpo pas takimit që ka pasur agjenti i tij, Sokol Haxhia, me Sartorin, ky i fundit ka thënë se, së paku deri në fund të sezonit, Bogdani do ta mbajë fanellën e skuadrës nga Verona.
Share