• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
SHBA: Në “listën e zezë” edhe një ministër! |
Nga: KOHA Ditore |
e Mërkurë, 06 Janar 2010 13:54 |
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka rifreskuar “listën e zezë” të personave të padëshiruar për SHBA-të, në të cilën edhe më tutje vazhdojnë të figurojnë emra politikanësh dhe udhëheqës të institucioneve të Kosovës.
Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, anëtari i Kryesisë së PDK-së Azem Syla, zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, deputeti nga radhët e PDK së, Rrustem Mustafa, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, deputeti Emrush Xhemajli, si dhe figura të tjera të jetës politike në Kosovë, për vite me radhë qëndrojnë në "listën e zezë" të SHBA-ve.
Sipas gazetës "Koha ditore", zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk mërziten dhe aq shumë për përmbajtjen e kësaj liste, duke thënë se ajo nuk ndikon aspak në marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-ve. Gazeta citon zëvendëskryeministrin, Hajredin Kuçi, të ketë thënë se Qeveria e Kosovës është e interesuar për sqarime konkrete, në lidhje me këtë listë. “Jemi të interesuar që të jepen sqarime konkrete, për secilin rast. Natyrisht se përmbajtja e asaj liste nuk ndikon në marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera me SHBA-të”, ka deklaruar Kuçi.
Ndonëse nga deklarimet e presidentit amerikan Obama, kjo listë mund të pësojë ndryshime dhe të eliminohen personat që tashmë janë shpallur të pafajshëm ose që kanë vdekur, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Në këtë listë janë të rreshtuar edhe një numër i ish ushtarëve të UÇK së, por edhe serbë të Kosovës, si Marko Jakshiq. Pastaj, ish-kryetar i Këshillit Nacional Serb për Kosovë, ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi, Gafurr Adili, i deklaruar si udhëheqës politik i Armatës Kombëtare Shqiptare, Avdyl Jakupi nga Shtimja, Sabit Gashi nga Suhareka, Safet Dërguti nga Rahoveci, i shënuar në listë me pseudonimin Abu Sumaya.
Ndërkaq, në listën e organizatave jo të dëshiruara për SHBA-të, janë partitë politike, LKÇK- ja, LPK-ja, organizata islamike "Dora e mirësisë", "Thirrja për urtësi", "Al-Haramain" dhe organizata të tjera islamike që veprojnë anekënd botës, e që bashkëpunojnë me degët e tyre në Kosovë dhe mbarë Ballkanin.
|