• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nga: Partizan CENE   
e Diel, 10 Janar 2010 12:38

Radio_SHARRI_-_Partizan_Cene1
Partizan CENE, është nga Vlora, por punon dhe jeton në Athinë. Është gazetar i jashtëm i shumë gazetave shqiptare dhe greke. Këtë opinion e ka shkruar enkas për Radio SHARRI.
Ka disa ditë që Shqipëria po kalon ditë të rënda, si rezultat i përmbytjeve në zonën veriperëndimore të saj. Gjithë zona e nën Shkodrës është bërë liqe provizor, si pasojë e shkarkimeve të detyrueshme nga liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Pothuajse i gjithë shteti dhe qeveria, e gjithë politika në përgjithësi, janë duke ndihmuar me te gjitha mjetet që të kalojë me sa më pak humbje kjo katastrofë humanitare.
Siç njoftojnë zëdhënësit e dikastereve, por edhe shtypi në përgjithësi, me popullin e Shkodrës e të Zadrimës, janë solidarizuar të gjithë shqiptarët, këndej dhe andej kufirit. Biznesmenë të ndryshëm nga Maqedonia, Mali i Zi dhe, sigurisht edhe nga Kosova, po u bashkohen thirrjeve të shoqatave të biznesmenëve shqiptarë të Shqipërisë, për të ndihmuar materialisht, që ta zbusin sadopak sfilitjen nga kjo fatkeqësi.
Pikërisht këtu insiston edhe shkrimi im, pasi në këto ditë, më shumë se kurrë po del ne pah edhe një herë shpirti solidar i shqiptarit, në veçanti, kur vëllai është në hall.
Kosovari, Hamit Asllani, pronar i disa marketeve dhe shitoreve në Prishtinë dhe kudo nëpër Kosovë, na tha përmes telefonit se, ashtu sikurse ai, edhe shumë të tjerë që zotojnë një mundësi të tillë në Kosovë, po dërgojnë ndihma të shumëllojshme për vëllezërit shkodranë, qe sot theominia i ka vënë në sprovë të madhe!
Nga ana tjetër, edhe qeveria e Kosovës ka ndarë një fond modest, por shumë kuptimplotë, prej 200 mijë eurosh, për njerëzit e prekur nga fatkeqësia e përmbytjes!
Shume shoqata private kosovare, joqeveritare, kanë mbledhur dhe vazhdojnë të mbledhin ndihma për t’i quar në Shkodër e Lezhë, aty ku njerëzit po luftojnë për mbijetesë.
Nga Tetova, Kadri Jakupi, pronar i tri pikave shitëse të karburanteve, na thotë se janë duke u mbledhur ndihma në të holla dhe materiale tjera të nevojshme për vëllezërit në veri të Shqipërisë!
Duke dëgjuar lajme të tilla në këtë rast, sjellim në kujtesën tonë ato ditë të vështira të pranverës së vitit 1999, kur shqiptarët e Kosovës, të detyruar nga bisha serbe, u larguan nga trojet e tyre, për t’i shpëtuar masakrave që ushtrohej mbi ta. Të zënë në hall, ata u strehuan, ku tjetër pos në gjirin e Shqipërisë mëmë! Edhe atëherë, shqiptarët treguan se janë një popull, ani pse të ndarë në disa shtete, por jetojnë e veprojnë si një trup dhe një zemër, e cila rrah me ritëm në një kraharorë. Kraharorin e Shqiponjës dykrenore!
Po ashtu, shumë bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës, kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin, që të ndihmojnë vëllezërit e tyre në atdhe, sot në ditët e vështira të përmbytjeve.
Në Greqi, Shoqata e Biznismenëve Shqiptarë (BSHG), ka mbledhur ndihma në të holla, rreth 180 mijë euro, që në ditët në vazhdim do të dërgohen në Shqipëri.
Biznesmeni, Kadri Lugja, sipërmarrës ndërtimi, na thotë se, megjithëse është një periudhë krize për biznesin e ndërtimit në Greqi, kanë arritur të mbledhin këtë shumë modeste për të ndihmuar vëllezërit. Edhe emigrantët tjerë kanë dhënë kontribut, me mundësitë e tyre, për këte nisje. Ndihmat arrijnë edhe nga emigrantet në Gjermani, Holandë dhe, pritet që një gjë e tillë të bëhet edhe në Itali!
Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët tregojnë se janë një trup dhe një zemër, qe rrah në një ritëm! Prandaj, nuk është e kot thënia “O sa mirë, me qenë shqiptar!”
Share