• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shtërpca bëhet me pushtet legjitim!
e Martë, 12 Janar 2010 21:13
Radio_SHARRI_-_Kuvendi_i_ShtrpcesPas dy vitesh, Komuna e Shtërpcës bëhet me Kuvend legjitim. Të martën, në prani edhe të shumë përfaqësuesve ndërkombëtarë, është konstituuar Kuvendi Komunal i kësaj komune, me 19 këshilltarët e dalë nga zgjedhjet e 15 nëntorit të këtij viti. Ky hap është bërë, pas një marrëveshje për bashkëqeverisjeje ndërmjet degës së PDK-së dhe SLS-së, e cila ka fituar 8 ulëse, nga 9 sa ka gjithsej komuniteti serb. Kjo parti ka dhënë edhe kryetarin e Komunës, Bratisllav Nikoliq, i cili në balotazh ka dalë fitues kundrejt kandidatit të PDK-së, Beqir Fejzullahut. Pasi këshilltarët serbë e shqiptarë kanë dhënë betimin në gjuhët e tyre, Kuvendi ka zgjedhur edhe kryesuesin e vet. Me 14 vota për dhe 4 kundër, për kryetar të Kuvendit Komunal të Shtërpcës, është zgjedhur Dejan Mërgjinac nga SLS-ja. Për zëvendëskryesues, pa u votuar fare, por mbështetur në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, është zgjedhur Hamdi Aliu nga PDK-ja.
Me këtë rast, para këshilltarëve ka folur edhe kryetari i komunës, Bratisllav Nikoliq, i cili është zotuar se do të punojë në të mirë të të gjithë qytetarëve të kësaj komune. Nikoliq ka vlerësuar se po vjen një kohë e re për komunën e Shtërpcës, ku askush nuk do të jetë i diskriminuar, por i barabartë.
Edhe pse shqiptarët kanë fituar një këshilltar më shumë, përkatësisht 10, kundrejt 9 këshilltarëve serbë, ata megjithatë do të jenë në opozitë, shkaku edhe i marrëveshjes për koalicion midis PDK-së dhe SLS-së.
Share