• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lakmia e turqve për shtetësinë e Kosovës!
e Mërkurë, 13 Janar 2010 11:05
Radio_SHARRI_-_Gjykata_e_Qarkut_PrishtinNë Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, është mbajtur të martën seanca gjyqësore ndaj shtetasit turk, Ollgun Kabatshilturk dhe gruas së tij, shtetase e Kosovës, Luljeta Bahtiri.
Burrë e grua akuzohen se janë marrë me trafikim të personave, në shkëmbim të parave, deri në një mijë euro për person. Kësaj here, dyshohet se trafikimi nuk është kryer nga Kosova për në shtetet e Perëndimit, por nga Turqia për në Kosovë.
Nën këtë aktakuzë, çifti është mbajtur në paraburgim nga 11 shtatori i vitit të kaluar, ndërkohë që në seancën e së martës, gjyqtari Mejdi Dehari, vendosi që gruas, Luljeta Bahtirit nga Vushtrria, t’i ndërpritet kjo masë. Arsyeja për këtë, sipas gjyqtarit, është se shtetasja kosovare është në muajin e tetë të shtatzënësisë.
Në seancën e së martës, në lidhje me këtë rast, ka përfunduar edhe i tërë procesi i marrjes në pyetje të dëshmitarëve të çështjes, ku përveç tjerash, përfshihen edhe disa shtetas turq.
Aktiviteti ilegal i këtij çifti, sipas aktakuzës, dyshohet se ka nisur në pranverën e vitit të kaluar dhe ka vazhduar deri në vjeshtë, para se ata të arrestoheshin dhe të akuzoheshin për trafikim me qenie njerëzore.
Sipas aktakuzës, dyshohet se Ollgun Kabatshilturk nga një qytet në afërsi të Stambollit, së bashku me Luljeta Bahtirin, në emër të martesës së tyre dhe ceremonive të ndryshme, kanë sjellë shtetas turq, me qëllim që ata të përfitojnë shtetësinë kosovare. Kështu, në maj të vitit 2009, ata kanë sjellë katër personat e parë nga Turqia, që sipas aktakuzës, kanë hyrë në Kosovë përmes aeroportit të Prishtinës, kinse për të marrë pjesë në dasmën e këtij çifti.
Secilit prej tyre, dyshohet se qifti ua ka marrë nga një mijë euro, ku në mesin e tyre ka qenë edhe Hamit Dogan, njëri prej dëshmitarëve, i cili ka dëshmuar në njërën nga seancat gjyqësore.
I pandehuri Ollgun Kabatshilturk i ka mohuar akuzat për të cilat ngarkohet, duke deklaruar se nuk ka ardhur në Kosovë që të trafikojë persona nga Turqia. “Ardhja ime në Kosovë ka pasur të bëjë vetëm me hulumtimin e tregut, në mënyrë që të merrem me biznesin e tekstilit”, citohet Ollguni t’i ketë deklaruar prokurorit.
Në të njëjtën kohë, edhe e pandehura, gruaja e këtij shtetasi turk, Luljeta Bahtiri, e ka mohuar aktakuzën. Seanca e radhës në lidhje me këtë çështje është caktuar të mbahet më një shkurt, ndërkohë që ky rast është ndër të paktit, ku personat akuzohen për trafikim të shtetasve të huaj drejt Kosovës, me premtime për rregullim të dokumenteve.
Bazuar në Ligjin për të huajt, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, shtetasit e huaj, pavarësisht nënshtetësisë së tyre nga vendi i origjinës, kanë mundësi të kenë edhe nënshtetësinë e Kosovës. Pavarësisht se një shtetas i huaj mund të ketë disa nënshtetësi, në rast se ai i plotëson kriteret që parashikohen me këtë ligj, si qëndrimi i rregullt në Kosovë për pesë vjet, nëse nuk ka shkaktuar probleme, nuk ka qenë i varur nga shteti, apo është i martuar me një shtetas apo shtetase të Kosovës për tri vjet, ai ose ajo automatikisht e merr nënshtetësinë e Kosovës.
Një ligj të tillë, është vështirë të gjendet edhe në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, si Gjermania apo Austria. Së paku në këto vende, në rast se një shtetas i huaj fiton nënshtetësinë e vendit përkatës dhe dëshiron të bëhet banor i përhershëm, atëherë personi duhet të heqë dorë nga nënshtetësia e vendit të origjinës.
Falë ligjit shumë të hapur, të cilin e aplikon Kosova, deri më tash pasaportën kosovare e kanë fituar shtetas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Iraku, Filipinet, Turqia, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.
Share