• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i dytë
e Mërkurë, 13 Janar 2010 19:47

Dragash
- Edhe pse shumica e mërgimtarëve, tashmë janë kthyer në shtetet ku punojnë, tollovitë para sporteleve të Zyrës së Regjistrimit Civil në Dragash, ende janë evidente. Për këtë shkak, ndodhë që ata brenda ditës të mos kryejnë punë dhe detyrohen të vijnë edhe ditëve të tjera. Zyrtarët e kësaj zyre, pohojnë se, kohëve të fundit kjo zyrë përballet me një fluks të madh të qytetarëve, për tu pajisur me dokumente, sidomos në dhjetor dhe janar, kur shumë kurbetçinj qëndrojnë në vendlindje.
Avni Nebiu, drejtor komunal i Administratës dhe Personelit, tha se ky problem ekziston, dhe se shumëkush ankohen tek ai, por që, përkundër angazhimeve, nuk ka qenë e mundur që të gjendet zgjidhja e dëshiruar. Nebiu ka shtuar se ky problem zvarritet me vite, por që shpreson se instancat më të larta, deri në fund të këtij muaji do ta zgjidhin këtë problem, duke i bërë funksionale edhe ofiqaritë ekzistuese nëpër qendrat të komunës.
Bresanë - SHKA “Bresana” shënoi 10 vjetorin e riaktivizimit të saj, ku u tha se kjo shoqëri ka mbetur e vetmja në kultivimin e folklorit burimor opojan, duke marrë pjesë në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit, ku pothuajse asnjëherë nuk është kthyer pa shpërblime.
Në një solemnitet rasti, ku ishin të ftuar edhe etnomuzikologu Bahtir Sheholli dhe koreografi, Dilaver Kryeziu, Fejsal Shaqiri, kryetar i SHKA “Bresana”, tha se kjo shoqëri kulturo-artistike, me shumë sukses ka kultivuar vlerat e mirëfillta të folklorit autentik opojan, duke i shpalosur në vazhdimësi ato para artdashësve, brenda dhe jashtë vendit.
Prizren - Prizreni, në mëngjesin e sotëm ka nisur kontingjentin me ndihma materiale, për zonat e përmbytura nga vërshimet, në rrethin e Shkodrës. Këto ndihma janë grumbulluar nga institucionet lokale, komuniteti fetar dhe ai i biznesit, ndërsa solidarizim kanë treguar edhe vetë qytetarët prizrenas, duke grumbulluar gjësende ushqimore dhe higjieniko-sanitare.
Një pjesë e ndihmave, janë mjete të ndara nga kreu i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili nga buxheti komunal ndau 15 mijë euro.
Prishtinë - Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur shtetësinë e vendit tonë, bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie, Albana Beqiri, njoftimi është bërë përmes Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, me një notë verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Republikës Islamike të Mauritanisë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Në notën verbale të njohjes, mes tjerash thuhet se njohja ka ardhur, duke iu referuar letrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Skender Hyseni, dërguar ministrit të Jashtëm dhe të Bashkëpunimit të Mauritanisë, shtet ky i cili gjendet në Afrikën Veriperëndimore.
Prishtinë - Policia e Kosovës e ka kthyer mbrapa, në kufi me Serbinë, të ashtuquajturin ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, meqë ky i fundit nuk ka kërkuar leje nga institucionet për të hyrë në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka sqaruar se ndalimi i tij është bërë në komunën e Shtërpcës, derisa ai po zhvillonte takime me banorët lokalë.
Vizita e Bogdanoviqit pason konstituimin e djeshëm të Kuvendit Komunal në këtë lokalitet, përbërja e të cilit ka dalë nga zgjedhjet e nëntorit në Kosovë.
Pas intervenimit të policisë, Bogdanoviq ka insistuar që ta kthejë në veri të vendit, por autoritetet e rendit e kanë dërguar në vendkalimin kufitar Merdare.
Prishtinë - Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë është prononcuar rreth dëbimit të ministrit serb, Goran Bodanoviq. Në një deklaratë për media, thuhet se Bogdanoviq nuk i ka respektuar disa parime dhe procedura që ekzistojnë mes Beogradit, BE-së dhe Prishtinës. Nën këto rrethana, siç thuhet në deklaratë, kishte shqetësime për rendin publik, prandaj është reaguar.
Në deklaratë po ashtu potencohet se, në Kosovë ekziston liria e lëvizjes për qytetarët dhe vizitorët, në cilësinë e vizitave private, ndërsa për vizitorët zyrtarë, ajo garantohet duke i respektuar procedurat e marrëveshjes.
Prishtinë - Në raportin e fundit të “Freedom House”, Kosova është zhvendosur, nga territoret e diskutueshme në kategorinë e shteteve sovrane.
Gordon Bardosh, analist për Ballkanin në këtë organizatë, ka thënë se vendimi u mor, duke marrë parasysh faktet në terren, ku Kosova ka shpallur pavarësinë dhe se mbi 60 vende e kanë njohur shtetësinë e saj. “Në këto kushte, Freedom House, në raportin e fundit vendosi që ta pranonte Kosovën si shtet”, tha Bardosh në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Share