• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Facebook bashkon të dënuarin dhe gardianin!
e Mërkurë, 13 Janar 2010 20:44
Radio_SHARRI_-_Brandon_Neelyi__Shafiq_RasulIsh-gardiani i burgut “Guantanamo”, Brandon Neely, ka vendosur t’i bashkohet rrjetit shoqëror në internet, Facebook, ku më pas ishte munduar të vente kontakt me ish-kolegët e tij të ushtrisë.
Rastësisht, aty ka gjetur profilin e Shafiq Rasulit, ish të dënuarit në këtë burg, dhe ka vendosur të vë kontakt më të. Ai i kishte dërguar një porosi Rasulit dhe, pas një kohe, ai ishte befasuar kur kishte marrë përgjigje!
Mesazhi fillestar më pas ishte shndërruar në muhabet të gjatë, për të përfunduar më pastaj edhe me takim sy me sy. Takimin e kishte aranzhuar Gavin Lee, gazetar i BBC-së, i cili për këtë muhabet kishte dëgjuar nga Rasuli, i cili tash jeton në Britani.
Kompania mediale BBC ia ka paguar Neelyt biletën e aeroplanit drejt Britanisë së Madhe, në këmbim të mundësisë për të xhiruar takimin e tyre dhe një ish të burgosuri tjetër, të quajtur Ruhal Ahmed.
Fjalët e para të Neelyt drejtuar Rasulit ishin se ai dukej ndryshe pa kapelë, ndërsa Rasul i është përgjigjur se edhe ai duket ndryshe pa uniformë ushtarake.
Neely u ka premtuar gazetarëve, se do t’u rrëfejë për keqtrajtimet që kanë ngjarë në burgun “Guantanamo”, ndërsa në mesazhin drejtuar Rasulit, i ka kërkuar falje për rolin që kishte pasur ai në këtë burg.
Share