• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kërkohet funksionalizimi i Bashkësive Lokale
e Premte, 15 Janar 2010 15:08
Radio_SHARRI_-_Diskutimi_-_01Në një projekt të Advocacy Trainig Resource Center (ATRC), që ka të bëjë me identifikimin e nevojave të banorëve të rajonit të Prizrenit, përfaqësues të fshatrave, si prioritet kanë kërkuar kthimin e kompetencave të Bashkësive Lokale, ndërsa në këtë kontekst, zyrtarët prizrenas deklaruan se po shqyrtohet edhe mundësia për avancim të përgjegjësive, përfshirë edhe kthimin e vulave për Bashkësitë Lokale.
ATRC, e mbështetur financiarisht nga “The Olof Palme International Centre" dhe e përkrahur nga Kuvendet Komunale të rajonit të Prizrenit, ku përfshihen edhe komunat e Dragashit, Malishevës, Rahovecit dhe Suharekës dhe në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësues të fshatrave, në kuadër të projektit “Zgjidhja e konfliktit social”, ka identifikuar nevojat e banorëve të këtij rajoni vitet 2010 dhe 2011.
Sipas krerëve të ATRC-së, ky projekt ka si qëllim t’i ndihmojë qeveritë lokale dhe shoqëritë civile në nxitjen dhe forcimin e marrëdhënieve mes tyre, në mënyrë që Komuna të parashikojë dhe të përgjigjet më mirë ndaj nevojave të komunitetit, duke përparuar marrëdhëniet në mes tyre.
Në këtë raport, ndër prioritetet dhe rekomandimet kryesore, përfaqësues të fshatrave të komunës së Prizrenit, si problem kryesor të përbashkët kanë theksuar mosfunksionimin e Bashkësive Lokale (BL). Sipas tyre, kompetencat e BL-ve nuk janë të përcaktuara dhe se tani emërohen vetëm udhëheqësit e fshatrave. “Përfaqësues të fshatrave kërkuan që të rikthehen Bashkësitë Lokale, kompetencat e të cilave do të duhej të përcaktoheshin përmes Statutit të Komunës”, thuhet në raportin e publikuar nga ATRC.
Lidhur me këtë kërkesë, drejtori komunal për Administratë komunale në Prizren, Naser Buzhala, thekson se tashmë është përgatitur një projekt pilot në fshatin Korishë. “Nëse funksionimi i tij tregohet i suksesshëm, atëherë do të aplikohet edhe në lokalitetet tjera të komunës, ndërsa parashihet që kjo t’i shmang disa konfuzione të mëparshme, e në kuadër të kësaj po shqyrtohet edhe mundësia për kthimin e vulave në nivel të BL-ve. Ky projekt parasheh skemën e përbërjes së udhëheqjes në BL, sipas votave të fituara nga ana e subjekteve politike, ndërsa pos kësaj parashihen edhe krijimi i disa komisioneve, që ka për qëllim caktimin e nevojave të këtyre njësive”, tha Buzhala, duke shtuar se çështja e posedimit të vulave do të shqyrtohet më hollësisht, pasi deri tash kjo nuk është bërë për shkak të mundësisë së keqpërdorimit të saj, ku protokollimi në qendër i ndonjë dokumenti parasheh edhe arkivimin e tij, ndërsa kjo shmang mundësinë e keqpërdorimit.
Buzhala tha se, tashmë zyrat e ofiqarisë nëpër fshatra, kanë marrë vulat dhe banorët nuk kanë nevojë që për protokollimin e një dokumenti të udhëtojnë në Prizren.
Ndërkaq, edhe për Komunën e Dragashit parashihet shumë shpejtë të funksionalizohen Zyrat e ofiqarisë, duke u pajisur edhe me vula, ashtu siç ishin para luftës.
Avni Nebiu, drejtor komunal i Administratës dhe Personelit në Dragash, tha se ekziston problemi i i mospajisjeve të ofiqarëve nëpër fshatra me vula, ku shumëkush ankohen se nuk po arrin ta marr një dokument brenda ditës. “Ky problem zvarritet me vite, por që instancat më të larta janë përgjegjëse për këtë. Shpresojmë se deri në fund të këtij muaji, ata do ta zgjidhin këtë problem të cilin ua kemi parashtruar. Nëse kërkesa jonë do të miratohet, shumë shpejtë do të funksionalizohen edhe ofiqaritë ekzistuese nëpër fshatra”, tha Nebiu.
Share