• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hipizmi – sport i vetëm që i josh opojanët!
Nga: Sadik KRYEZIU   
e Premte, 15 Janar 2010 20:18
Radio_SHARRI_-_Vrapimi_i_kuajveMe nostalgji, sportdashësit e trevës së Opojës e kujtojnë kohën kur, në kushtet e okupimit më të egër serb, të rinjtë e kësaj ane kishin një jetë të mirëfilltë sportive. Kështu, KF “Opoja”, viteve të 90-ta zhvillonte gara të suksesshme në ligën e parë të Kosovës, ku nuk është koritur asnjëherë në ndeshjet e paharrueshme, me ekipet më cilësore të Kosovës. Asokohe, edhe ekipe të tjera opojane, gjithashtu garonin me mjaft sukses edhe në ligën e dytë dhe të tretë të futbollit të Kosovës, kur takimet e tyre, qofshin ato kampionale apo miqësore, gjithmonë përcilleshin nga sportdashës të shumtë. Dragashi dikur kishte edhe ekipin e mundjes, skitarëve dhe të shenjëtarisë, të cilat gjithashtu patën arritur suksese të lakmueshme.
Megjithatë, e tëra kjo tani më i takon së kaluarës sportive dhe kujtimeve, ngase sot, pothuajse asgjë s’ka mbetur nga i tërë ky aktivitet. Tani, kur jemi të lirë dhe shtet në vete, i tërë ai entuziazëm, sikur është fashitur. S’ka më asnjë ekip të futbollit, në nivel të komunës, e lëre më në nivelin republikan! Kjo ka ndodhur edhe me sportet tjera. Këtë boshllëk të pakuptimtë, tani e kanë zëvendësuar vetëm stadiumet e mbyllura private të futbollit të vogël, në të cilat luajnë dhe argëtohen të rinjtë e kësaj ane, deri në orët e vona të natës. Mbase, edhe kjo nuk është një dukuri e papëlqyeshme, ngase të rinjtë, në vend të rrugës e kafeneve, zbaviten në këto terrene sportive, që dikur nuk i kishin. Megjithatë, e tëra kjo, natyrisht që nuk mjafton. Ekipet sportive, në nivel komunal, të cilat do të garonin edhe në kampionatet e vendit, do të kishin një domethënie të veçantë, dhe se ato nuk mund të kompensohen me asgjë tjetër.
Individët, që dikur janë marrë me jetën sportive të kësaj komune, ankohen se nuk mund të bëjnë asgjë pa mjete materiale. Mirëpo, a thua e tërë pesha e këtij problemi mund të arsyetohet vetëm me mungesën e mjeteve materiale?!
Në këtë mënyrë, e tërë jeta sportive e kësaj komune, pos futbollit të vogël në stadiume të mbyllura, tani mund të përmblidhet vetëm në hipizëm (vrapim kuajsh), sport ky i vetëm që, hëpërhë, tubon shikues të shumtë, jo vetëm nga kjo komunë por edhe më gjerë. Natyrisht se është mëkat që e tërë jeta sportive e një komune, të përmblidhet vetëm me hipizëm, sport ky që i kënaq sportdashësit, vetëm për disa minuta.
Share