• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Hipizmi – sport i vetëm që i josh opojanët! |
Nga: Sadik KRYEZIU |
e Premte, 15 Janar 2010 20:18 |
![]() Megjithatë, e tëra kjo tani më i takon së kaluarës sportive dhe kujtimeve, ngase sot, pothuajse asgjë s’ka mbetur nga i tërë ky aktivitet. Tani, kur jemi të lirë dhe shtet në vete, i tërë ai entuziazëm, sikur është fashitur. S’ka më asnjë ekip të futbollit, në nivel të komunës, e lëre më në nivelin republikan! Kjo ka ndodhur edhe me sportet tjera. Këtë boshllëk të pakuptimtë, tani e kanë zëvendësuar vetëm stadiumet e mbyllura private të futbollit të vogël, në të cilat luajnë dhe argëtohen të rinjtë e kësaj ane, deri në orët e vona të natës. Mbase, edhe kjo nuk është një dukuri e papëlqyeshme, ngase të rinjtë, në vend të rrugës e kafeneve, zbaviten në këto terrene sportive, që dikur nuk i kishin. Megjithatë, e tëra kjo, natyrisht që nuk mjafton. Ekipet sportive, në nivel komunal, të cilat do të garonin edhe në kampionatet e vendit, do të kishin një domethënie të veçantë, dhe se ato nuk mund të kompensohen me asgjë tjetër.
Individët, që dikur janë marrë me jetën sportive të kësaj komune, ankohen se nuk mund të bëjnë asgjë pa mjete materiale. Mirëpo, a thua e tërë pesha e këtij problemi mund të arsyetohet vetëm me mungesën e mjeteve materiale?!
Në këtë mënyrë, e tërë jeta sportive e kësaj komune, pos futbollit të vogël në stadiume të mbyllura, tani mund të përmblidhet vetëm në hipizëm (vrapim kuajsh), sport ky i vetëm që, hëpërhë, tubon shikues të shumtë, jo vetëm nga kjo komunë por edhe më gjerë. Natyrisht se është mëkat që e tërë jeta sportive e një komune, të përmblidhet vetëm me hipizëm, sport ky që i kënaq sportdashësit, vetëm për disa minuta.
|