• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rajoni i Prizrenit lavdërohet për pyje!
Radio_SHARRI_-_PyjetPyjet e rajonit të Prizrenit janë të parat, të cilat do të përfshihen në certifikimin pyjor, që pritet të përfundojë në vitin e ardhshëm. Ky proces krijon mundësinë e eksportit të lëndës drusore të Kosovës. Këtë e konfirmuan përfaqësues të programit përkatës pranë USAID-it, gjatë një takimi të mbajtur me zyrtarët rajonal të Prizrenit.
Angazhimi i prizrenasve për të mbrojtur dhe menaxhuar pyjet ka ndikuar që ndërkombëtarët ta radhisin këtë regjion, si prioritar në certifikimin e pyjeve, sipas standardeve të kërkuara ndërkombëtare.
Hysen Shabanaj, specialist i pylltarisë pranë Programit për Ndërmarrje Private (KPEP) në Kosovë, që vepron pranë USAID-it, tha se ky proces që ka nisur në prill të vitit të kaluar, po shkon mirë, ndërsa pas tij krijohet mundësia e eksportimit të lëndës drusore jashtë Kosovës.
Ai tha se është hartuar procesi i hartimit të standardeve dhe ndërtimi i koncenzusit ndërmjet palëve, ndërsa pas Prizrenit kjo çështje do të shpaloset edhe në katër rajone të tjera të vendit, përfshirë edhe kryeqendrën.
John MacKillop nga programi përkatës pranë USAID-it, theksoi angazhimin e prizrenasve për t’i ruajtur pyjet. Sipas tij, kjo ka ndikuar që pyjet e këtushme të radhiten të parat në vend për certifikim, proces ky që pritet të përfundojë në vitin e ardhshëm. “Njerëzit e këtushëm kanë bërë mjaft për mbikëqyrjen e pyjeve, ndërsa sa i përket ruajtjes së tyre dhe zvogëlimit të prerjeve ilegale, për të ardhmen kemi hartuar një strategji me tri elemente, përfshirë zbatimin e ligjit, angazhimin e komunitetit dhe vetëdijesimin e popullatës”, tha ai.
Nga 76 mijë hektarë me pyje, sa ka rajoni i Prizrenit, përfshirë pesë komunat, rreth 29 mijë i takojnë sektorit privat. Në këtë pjesë dominon ahu, ndërsa në lartësi më të mëdha janë pyjet halore, të cilat do të certifikohen të parat për eksport jashtë vendit.
Zyrtarë të Agjencisë Pyjore në Prizren vlerësuan konstatimet e ndërkombëtarëve, të cilët lavdërojnë këtë rajon për menaxhim të pyjeve. Faruk Baxhaku, drejtor i Agjencisë Pyjore në Prizren, tha se një rol të rëndësishëm në drejtim të ruajtjes së pasurisë pyjore, pos punonjësve, kanë dhënë edhe Gjykata dhe Policia, të cilat kanë qenë të gatshme për ndihmë. Ai tha se gjatë vitit të kaluar janë pyllëzuar disa hektarë pyjesh, ndërsa gjatë këtij viti, parashihet që ky projekt të shtrihet në rreth 130 hektarë të tjerë.
Share