• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Hënë, 18 Janar 2010 09:18

Dragash
- Pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri, ku moti i ligë shkaktoi pasoja të përmbytjeve, Kryqi i Kuq i Kosovës, pas kontakteve me simotrën e saj në Shqipëri, ka organizuar aksionin për grumbullimin e të mirave materiale për zonat e përmbytura.
Edhe Kryqi i Kuq Komunal në Dragash, ka organizuar këtë aksionin, i cili përfundon të martën. Zyrtarët e kësaj organizate humanitare, kanë bërë të ditur se ndihmat në ushqim, mjete higjieniko-sanitare, si dhe veshmbathje, mund të dërgohen në lokalet e Kryqit të Kuq Komunal në Dragash, rruga Adem Jashari.
Vërmicë - Një qytetar nga Suhareka është arrestuar në pikë e kalimin kufitar Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë, pasi tek ai është gjetur një sasi prej 5 kg drogë, ndërsa është konfiskuar edhe vetura e tij, për shkak të dyshimit për falsifikim, konfirmoi policia kufitare në Vërmicë.
Shefi i kësaj policie, Qamil Kroni, konfirmoi se i dyshuari që ishte nga rrethina e Suharekës, po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, ndërsa droga e gjetur dyshohet të jetë e llojit “heroin”, të cilën i dyshuari kishte tentuar ta fus me një veturë, që pas kontrollit rezultoi të jetë e falsifikuar.
Prishtinë - Deri në fund të këtij muaji, KFOR-i do të ketë vetëm 10 mijë ushtarë në Kosovë. Me gjithë reduktimin e forcave, zyrtarët e KFOR-it janë të bindur se do t’iu dalin ballë kërkesave dhe nevojave të sigurisë në Kosovë.
Në fillim të janarit, në kampin e batalionit gjerman, është vendosur që deri në fund të këtij muaji, të përfundojë zyrtarisht misioni i ushtarëve.
Udhëheqësi i Kontingjentit dhe komandant i Task-Forcës Shumëkombëshe Jug, Manfred Hofmeyer, tha se është i domosdoshëm një ristrukturim i këtij misioni, pasi situata e sigurisë në Kosovë, është përmirësuar dukshëm.
Prishtinë - Kompania për prodhimin e energjisë së ripërtërishme “Wind Power”, mori licencën nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, për prodhimin e energjisë përmes erës.
Kjo është kompania e parë në Kosovë, e cila ka marrë një licencë të llojit të tillë. Parku është i vendosur në Golesh dhe se kjo kompani ka paraparë që të prodhojë 35 MË energji, pasi posedojnë tre gjeneratorë.
Investimet kanë përfunduar dhe se tani, pas nënshkrimit të kontratës me KEK-un, pritet lëshimi i gjeneratorëve në punë.
Podgoricë - Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq tha se nuk do t’i nënshkruajë aktet për shkëmbimin e ambasadorëve me Kosovën, deri sa bashkësisë malazeze në Kosovë t’i njihet statusi i pakicës, dhe të përfaqësohet në pushtet.
“Unë gjithsesi nuk do t’i nënshkruaj aktet e shkëmbimit të ambasadorëve, derisa bashkësia nacionale malazeze të pranohet qartë si pakicë, dhe t’i sigurohet përfaqësim autentik në pushtetin e Kosovës”, ka thënë Vujanoviq.
Prishtinë - Beogradi nuk do të jetë partner dhe as nuk do të pyetet, sa i përket zbatimit të strategjisë së Qeverisë dhe mekanizmave ndërkombëtarë për veriun e Kosovës, ka deklaruar kryeministri, Hashim Thaçi.
Reagimi i tij vjen pas deklaratave të zyrtarëve në Beograd, se strategjia për veriun, nuk mund të implementohet pa qeverinë e Serbisë.
Kryeministri paralajmëroi sërish ndarjen e një fondi të veçantë për veriun, si pjesë e përkushtimeve për integrimin e kësaj pjese, në kuadër të sistemit juridik e kushtetues të Kosovës. 
Prishtinë - Kryeministri, Hashim Thaçi, ka ofruar përkrahje të Qeverisë për Komunën e Shtërpcës, ku ditë më parë u larguan strukturat paralele dhe u vendosën institucionet e dala nga zgjedhjet e nëntorit.
Kryeministri, së bashku me Ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, kanë qëndruar dje në Shtërpcë, ku janë takuar me Kryetarin e sapozgjedhur, Branislav Nikoliq.
Shefi i Ekzekutivit ka thënë se Shtërpca është një shembull i mirë i punës së përbashkët, i jetës demokratike dhe i organizmit të zgjedhjeve të lira.
Mendim të njëjtë ka shprehur edhe kryetari i ri i Komunës, Branislav Nikoliq.
Share