• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Poezi... nga Ismet Lecaj
e Martë, 19 Janar 2010 00:08

Letër nënës Ajshe
 
E dashura nëna Ajshe, e ëmbla, e urta nënë
Kur pranë dritares ti më pret e heshtur
Unë zbres nga qielli dy fjalë të t’i them
Se të dua dhe të përqafoj moj nënë pareshtur.
 
Mua dhe Bardhoshin ti na pret çdo ditë
Gati për ne u bëre kufomë edhe vet
Me atë kandil nëpër dhomë që ndrit
Loti për ne të dridhet si një fletë.
 
Me duart e shpirtit të mbajmë pezull edhe ne
Për rrudhat e shtuara për çdo ditë në ballë
Liria dhe vdekja motra të një kohe
Na shtrinë se na shtrinë moj nëno në varr.
 
Nëno, porosinë jo kurrë s’ta harrojmë
“Kadriun ta mbajmë gjithmonë në mes”
Dhe Kosovën që në këmbë ta çojmë
Bashkërisht e kishim në plan çdo mëngjes.
 
Ti çdo ditë thërret: Jusuf, Kadri, Bardhosh
Kush ju vrau atje në Gjermani?
Jo veç UDB-ja me dhëmbët katrosh
Po edhe do shqiptarë, nëno, që veshën tradhti.
 
Po moj nënë kishte Vidiqa me gërshërë edhe Babiqa
Që n’krye mbanin shajkaqet e mbretit
E me ta ishin dhe do shqiptarë kërriça.
Që Kralevina ia kthente vetit.
 
E di moj nënë më pret në dritare
Se mos të kthehemi një ditë n’Dubovik
Ma dëgjo zërin veç në kitare
Që në ngushëllim e kisha për mik.
 
Ah moj nënë më s’të vijmë për fare
Kënga jonë ishte revolucion, realitet
Kënga që ngriti shumë lapidare
Kënga që Kosovën e bëri shtet.
 
Kur të gjithë dëshmorët t’i thërret Liria
Dhe ata të heqin valle n’erë
Më prit n’prehrin tënd aty te shpia
Si dikur fëmijë të më përkëdhel.
 
“Kanjusha e verdhë” ra në kurth të janarit
Që të mbijë në Kosovë si trëndafil
Ta vranë moj nënë pikën e djalit
Bashkë me Bardhoshin - Kadriun martir.
 
Kur sot dikush qan e dikush gëzon
Kokën te ti shpirti i të birit mbështeti
Mos i lyp nënë kot nëpër dhomë
Se pa kësi djem nuk hiqet mbreti.
 
Fëmijët e Opojës
 
Fëmijët e Blaçit i duan poezitë e Abdullah Thaçit,
copat e kulaçit dhe fjalët e Demaçit.
 
Fëmijët në Brezne hallave u thonë teze,
tezeve u thonë halla dhe kështu fillon përralla.
 
Fëmijët në Buçe pinë ujë me papuçe,
mizave u thonë mollëkuqe, shëtitën me traktor
e traktorit i thonë maçorr.
 
Në fshatin Plavë gjethit i thonë otavë,
pites i thonë bakllavë, aman moj dada Havë
edhe Drinit i thonë Batllavë.
 
Në fshatin Rrenc, ai i vogli Genc
i thotë marmelatës marmelencë,
a s’është Genci Rrenc?!
 
Në Dragash cjapit i thonë dash, dashit i thonë dele,
kështu i mësoi halla Xhyhere.
 
Në Shajne, o Nadir, hardhucës i thonë krokodil,
kivit i thonë kompir e në Xërxe veshëve u thonë kërce-mërce.
 
Në Pllajnik pulat i ruajnë me kikirikë,
bozë pinë me shinik, po aty e kam një mik,
i thonë baca Çengë që tërë ditën këqyr Bang- Bang.
E pyesin ku mbeti Tomi e Xheri,
ai thotë Tomin e zuri sherri,
pse ia bën maceve me sy, e varën te verri.
 
Në fshatin Ulinë çiftelisë i thonë violinë,
klarinetës totora, lodrës bum-bum shoto mashallah.
 
Në Bresanë diellit i thonë hanë, fluturës aeroplan,
pilivesave helikopter, lepurit gomari i vogël pa sherr.
 
Fëmijët nga Kuki qenit ia bëjnë luki-luki,
po e kishin lidhur një qen me suxhuk,
kuku-kuku xha Kërluk, bishtin e bëra fjollë
udha m’u duk pambuk.
 
Në fshatin Zym shtëpitë për dritare qesin tym,
fëmijët pasul hanë n’xhygym;
e në Qollopek flisë i thonë byrek,
byrjanit çeshkek e breshkave kapakqystek.
 
Fëmijët në Bellobrad dhalltit i thonë limonadë,
tullacave kryeasfalt, po kishte dalë një lugat,
fëmijëve ua hante veshin pse rrobat prapë i veshin.
 
Fëmijët e Brrutit i kanë frikë sytë e hutit,
e ata të Zgatarit frerin ia vejnë gomarit
dhe duan ta zënë vendin e t’parit,
po atu s’ka hile,
vendin e parë e zë Sanço Panço njëqind kile.
 
Në Zaplluxhe dardhave u thonë dardhuxhe,
portokajve u thonë mandarinë veç pse i do xhaxhi Selim,
e shoqja Tane edhe fishekëve t’fasules u thotë banane.
 
Fëmijët në Buzez bëjnë pite me pekmez,
pleqve u japin çamçakëz e pulave u thonë këndez.
 
Që të mos ju vonoj, u nisa në Kapre me dy kaproj,
atje lokja më kishte bërë kaçamak,
ku hëngra shumë e këmbët më shkonin çalak-malak;
barkun e fryra sa një kacë,
ndaj fëmijët s’më thonin më xhaxhi Lec po xhaxhi Tollumbac.
 
Dua t’i vë kësaj pune pikë,
po pikë-pikë-pikë, mbeta vetëm pishpirik,
ndaj hipa n’Kryemollopoje dhe bërtita sa m’dilte prej goje:
“O ju fëmijë në Opojë, më falni, më falni, më falni
se xhaxhi bëra lojë.
Share