• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Prizreni, mund të ngrohet edhe nga bërllogu!
Radio_SHARRI_-_Deponia_-_01Disa firma austriake, i kanë propozuar Prizrenit riciklimin e mbeturinave nga deponitë e rajonit, ndërsa për të sqaruar projektin përkatës, një delegacion ka qëndruar në këtë qytet, me ç’rast nga afër janë njohur zyrtarët lokalë dhe firmat vendore për përfitimet e mundshme të projektit, të parin e kësaj natyre në Kosovë.
Përfaqësues të firmës “Sauner” dhe asaj “Wilhem”, gjatë qëndrimit në Prizren janë takuar me zyrtarët komunalë dhe përfaqësues të firmave vendore, për t’i njohur nga afër me përfitimet që sjell ky projekt. Kreu komunal, Ramadan Muja, konfirmoi se ka pasur takime me përfaqësues të këtyre kompanive, të cilët kanë sqaruar mënyrën e realizimit dhe përfitimet nga projekti për riciklim të mbeturinave në regjionin e Prizrenit, përfshirë këtu edhe mundësinë për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe të avullit, i cili do të përdorej për ngrohjen e qytetit.
Muja tha se projekti është i mirëseardhur, ndërsa ekspertët austriak kanë propozuar realizimin e tij në disa faza.
Përfaqësuesi i kompanisë “Sauner”, Vofgang Schuner, shprehet optimist për realizim të këtij projekti, duke thënë se nga Prizreni pret bashkëpunim konkret për të realizuar diçka, prej të cilit, përpos që ruhet mjedisi, përfitojnë edhe qytetarët. Ai tha se fabrika ricikliuese për mbeturina në Prizren, mund të ndërtohet brenda katër vjetësh.
Prizreni ka pikën e grumbullimit të mbeturinave, që është vetëm sanitare, në Landovicë, ndërkohë që realizimi i këtij projekti, do të zvogëlonte numrin e deponive në këtë rajon.
Sipas zyrtarëve lokalë, një pjesë të kostos së projektit do ta mbulojë qeveria qendrore, ndërsa një hise do ta kenë edhe vetë firmat e jashtme, të interesuara për realizimin e këtij projekti.
Share