• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Chavez: SHBA-të shkaktuan tërmetin në Haiti
e Diel, 24 Janar 2010 11:51
Radio_SHARRI_-_Hugo_Chavez_-_01Hugo Chavez, në një deklaratë të tij të fundit, ka hedhur një hipotezë e cila ka habitur mbarë opinionin publik vendas dhe atë botëror.
Presidenti i Venezuelës, gjatë një interviste për njërin nga televizionet e këtij vendi “ViVa”, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për posedim të armës që shkakton tërmete, me të cilin ishte iniciuar edhe tërmeti në Haiti.
Duke cituar njëfarë raporti të Flotës veriore ruse, televizioni “ViVa” transmetoi deklaratën, në të cilën thuhet se tërmeti që shkaktoi vdekjen e rreth 200 mijë njerëzve, është shkaktuar nga testimi eksperimental amerikan i sistemit të valëve.
Për të njëjtin sistem pohohet se mund të shkaktojë anomali klimatike, si vërshime, thatësira dhe uragane.
Televizioni “ViVa” më tej shton se qëllimi final i këtyre sulmeve eksperimentale, është Irani, ku me një varg tërmetesh të iniciuara, do të duhej të përmbyset regjimi islamik.
Sulmet e Hugo Chavez njihen për emocionalitetin e tij të tepruar dhe averzionin që shpreh ndaj SHBA-ve, por që kësaj radhe, pritet që deklarata e tij e fundit të mos kalojë pa u vënë re. Chavez mund të hetohet për shpifje si edhe për prishjen e imazhit të një kombi, në këtë rast kombit amerikan.
Share