• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Muja nis fushatën - Sot koalicioni me AKR-në?
e Martë, 26 Janar 2010 09:06
Radio_SHARRI_-_Ramadan_Muja_-_01Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka filluar të hënën fushatën parazgjedhore për rivotim në komunën e Prizrenit, me një vizitë të kandidatit të saj, Ramadan Muja, në ish-fabrikën “Progres” dhe në tregun e plaçkave “Qylhan”, ku i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sa më masovisht në votime dhe të rikonfirmojnë mbështetjen për PDK-në.
I mbështetur nga kryesia e partisë dhe qytetarë prizrenas, Muja ka shfaqur besimin se edhe në zgjedhjet e 31 janarit do të dalë fitues, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve që të dilet sa më shumë në zgjedhje dhe të zgjedhin të preferuarin e tyre.
“Ju lusë që të dilni masovisht, qytetarë të nderuar të komunës së Prizrenit, për të votuar edhe njëherë, për të shfrytëzuar të drejtën tuaj ligjore dhe qytetare për të zgjedhur të preferuarin tuaj. Unë e di se është bërë e mërzitshme që të hyni për herë të tretë, brenda dy muaj e gjysmë në zgjedhje, por ja që ka vendosur politika kështu. Mund të gëzojmë fitoren, sikurse edhe në dy herët tjera të mëparshme”, ka thënë Muja.
Ai edhe në këtë rast ka uruar që këto zgjedhje të shkojnë në mënyrë sa më demokratike, të kulturuar dhe pa probleme.
Pas vizitës së një hapësirë të madhe ku janë të vendosura disa biznese, Muja ka thënë se kushtet në këto fabrika janë duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë dhe ka premtuar kushte edhe më të mira për bizneset. “E pamë të arsyeshme të vizitojmë hapësirat e ish-fabrikës “Progres”, në të cilat janë të vendosura disa fabrika dhe ku punon një numër i madh punëtorësh. Kushtet ishin të mira, është bërë sistemimi i të gjitha atyre makinave, prej të cilave me efiçencën më të madhe dhe profesionalizëm punojnë punëtorët”, tha Muja, duke theksuar se në hapësirën në fjalë do të vendoset një numër edhe më i madh i bizneseve.
Derisa zyrtarisht ka filluar fushata për kryetar të komunës së Prizrenit, gjatë ditës së hënë ka qenë paralajmëruar një takimi mes PDK-së dhe AKR-së, ku pritej të nënshkruhet një marrëveshje për koalicion mes këtyre partive. Mirëpo, Muja theksoi se ky takim do të mbahet të martën dhe me gjasë edhe do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit për këtë raund zgjedhor.
Gjatë këtij rundi, në garë janë Ramadan Muja nga PDK-ja dhe Hanefi Muharremi nga LDK-ja. Në të dy raundet e para, fitues kishte dalë për pak vota kandidati i PDK-së. Mirëpo, pas raundit të dytë të zgjedhjeve dhe ankesave të partive në KZAP, është vendosur që në komunën e Prizrenit të shkohet në rivotim.
Share