• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Muharremi nis fushatën - Shpreson në AKR!
Radio_SHARRI_-_Hanefi_Muharremi_-_01Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja, Hanefi Muharremi, të hënën e ka nis fushatën e tij parazgjedhore me akuza drejtuar kundërkandidatit të tij nga PDK-ja, Ramadan Muja.
Ai ka thënë se Muja hap tenderë në kohën e fushatës, vetëm për të joshur qytetarët që të votojnë për të, ndërsa ka theksuar se disponimi i qytetarëve është që të ndërrohet kjo qeverisje.
Muharremi e konsideron ende të qëndrueshme marrëveshjen me AKR-në, edhe pse një pjesë e këtij subjekti politik, sipas të gjitha gjasave, do t’i bashkohet PDK-së.
Muharremi fushatën e ka nis me një konferencë për media, duke thënë se LDK-ja, bashkë me koalicionin “Lidhja për Prizrenin”, është zotuar që gjatë qeverisjes së ardhshme të respektojë ligjin, të jetë transparent dhe të luftojë korrupsionin. Ai e ka kritikuar pushtetin aktual, i cili, sipas tij, po nënshkruan marrëveshje për koalicion me disa parti, në objektin e Komunës, që është në kundërshtim me rregullat dhe ligjin. Muharremi tha se të gjitha partitë i kanë selitë e veta dhe mund të lidhin koalicione aty ku është edhe vendi. "Ky është një pushtet, i cili nuk i përfill as rregullat as ligjin dhe nuk është transparent. Ju e dini që ne përgatitemi për fushat, ndërsa ata hapin tenderë pa mbulesë, pa rregulla që i kërkon tenderi për pasur zotimet e mjeteve. Por, kjo bëhet, vetëm e vetëm për t’i joshur qytetarët që të votojnë për partinë demokratike, respektivisht për koalicionin e tyre. Ne si parti dhe si koalicion, jemi të gatshëm që gjatë mandatit të ardhshëm të respektojmë ligjin, të jemi transparent dhe të luftojmë korrupsionin”, ka theksuar Muharremi.
Ai ka dhënë premtime edhe për komunitetet, sidomos për boshnjakët dhe turqit, të cilëve u ka premtuar se do t’i kenë të gjitha përparësitë, në krahasim me këto dy vjetët që, sipas tij, nuk i kanë pasur.
Muharremi ka deklaruar se disponimi i qytetarëve është për të ndërruar këtë qeverisje. “Qytetarët janë të vetëdijshëm dhe disponimi i tyre është që kjo qeveri të ndërrohet dhe, në katër vitet e ardhshme, të qeveris Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me Lidhjen për Prizrenin”, ka thënë Muharremi, duke e konsideruar ende si të qëndrueshme marrëveshjen me AKR-në.
Ai ka përmendur edhe disa çështje në këtë komunë, që nga mbetur të pazgjidhura. Sipas tij, në rrugën “Tirana”, që është mjaft me rëndësi të veçantë, në të cilën zhvillohet edhe biznesi i vogël dhe i mesëm, qysh në nëntor kanë ngelur punët pa u kryer dhe biznesi nuk po mund të zhvillohet ashtu si duhet.
Muharremi e ka përfunduar këtë konferencë për media, duke shpresuar se në zgjedhjet e 31 janarit, me siguri do të ketë më shumë vëzhgues ndërkombëtar dhe vendës, në mënyrë që të jetë një proces elektoral sa më i mirë.
Share