• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Rapçë arrestohet një trafikant njerëzish!
Radio_SHARRI_-_Dokumentet_e_konfiskuaraNjë mori dokumentacioni, përfshirë pasaporta, letërnjoftime të periudhës së paraluftës në Kosovë, pastaj certifikata të lindjes dhe dokumente të tjera, si dhe një pushkë gjahu pa dokumente valide, janë gjetur dhe sekuestruar të martën në fshatin Rapçë të Gorës, komuna e Dragashit. Lidhur me këtë rast është arrestuar shtetasi, Rafet Destani, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale, kontrabandim me njerëz dhe falsifikim dokumentesh.
Dokumentacioni i sekuestruar nga policia i takon kryesisht qytetarëve nga komuna e Dragashit, por në mesin e tyre, sipas policisë, ka edhe dokumente që u përkasin qytetarëve nga Prizreni dhe Suhareka.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, togeri Hazir Berisha, tha të martën se në bazë të një hetimi të gjatë dhe duke u bazuar edhe tek një ankesë e një qytetari, kanë arritur deri tek zbulimi i kësaj vepre ilegale. “Gjatë një bastisje, të cilën të martën në orët e hershme të mëngjesit e bënë policia rajonale e Prizrenit, në një shtëpi në fshatin Rapçë të komunës së Dragashit, janë gjetur dhe konfiskuar një mori dokumentesh personale të qytetarëve nga kjo komunë por edhe nga komunat e Prizrenit dhe Suharekës. Gjithashtu, një pushkë gjuetie, pa dokumentacion valid, është gjetur tek ky person”, tha Berisha, duke shtuar se, deri tek ky rezultat kanë arritur falë punës së tyre intensive dhe bashkëpunimit me qytetarë, të cilët edhe kanë ra pre e këtyre veprimeve ilegale.
Berisha tha se për momentin është arrestuar vetëm një person, por, sipas tij, rrjeti mund të jetë më i gjerë dhe se hetuesit po punojnë në këtë drejtim. “Nuk do të ndalemi vetëm me kaq, lidhur me këtë rast, por numri i të arrestuarve mund të rritet, pasi që mjaftë qytetarë mund të merren në pyetje, sepse kemi mjaftë dokumente që i kemi konfiskuar tek ky i dyshuar, me shumë emra të poseduesve të tyre”, tha Berisha.
Pas përfundimit të luftës, treva e Gorës ishte bërë oazë e falsifikimeve të dokumenteve, por edhe si urë lidhëse midis banorëve të kësaj ane me qytetin e Krushevcit në Serbi, ku edhe ndodhen të gjitha dokumentet e rajonit të Prizrenit, pasi administrata serbe, me largimin e saj nga Kosova, në këtë qytet të Serbisë ka vendosur selinë administrative të komunave jugore të Kosovës.
Aktualisht, qeveria e Serbisë ka vendosur edhe selinë e të ashtuquajturës “Komuna e Gorës” në fshatin Vraniç, por deri më tash, organet legjitime të Kosovës nuk kanë ndërmarrë diç për mbylljen e saj.
Share