• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Me PDK-në e Prizrenit, edhe AKR-ja!
e Mërkurë, 27 Janar 2010 14:56
Radio_SHARRI_-_Hashim_Thaci_-_01Krerët e PDK-së dhe AKR-së, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, kanë arritur marrëveshje koalicioni për Prizrenin. AKR-ja do ta mbështesë PDK-në, në zgjedhjet e 31 janarit në këtë qytet, duke përfituar nga kjo e para postin e nënkryetarit dhe tri Drejtori komunale.
Aleanca Kosova e Re (AKR) e prishi marrëveshjen me LDK-në, në mbrëmjen e së martës, për t’iu kthyer partnerit të vjetër, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe në zgjedhjet e 31 janarit, do ta përkrah kandidatin e saj për kryetar të Prizrenit, Ramadan Mujën. Nënshkrimi i këtij akti, i kushtoi AKR-së largimin e një pjese të kryesisë, përfshirë edhe kryetarin e degës, Zehadin Shemsedinin.
Në njoftimin dërguar mediave, në orët e vona të së martës, ndër të tjerash thuhet se “pas kërkesës së kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, për të prishur marrëveshjen me LDK-në, 9 nga 17 anëtarë të kryesisë dhe dy nënkryetarë të nëndegëve, në shenjë mospajtimi japin dorëheqje nga funksionet e tyre dhe gjithashtu largohen edhe nga anëtarësia në këtë parti”.
Marrëveshja në mes të PDK-së dhe AKR-së ishte paralajmëruar edhe më parë, nga të dyja palët, por ajo është realizuar, vetëm pas konsultimeve dhe mbledhjes së kryesisë së AKR-së në Prizren.
Në emër të PDK-së, marrëveshjen e ka nënshkruar kandidati për kryetar komune, Ramadan Muja, ndërkaq për AKR-në, në nivel lokal, marrëveshjen e nënshkroi Alismet Çoçaj, ndërsa në nivel qendror, Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së.
PDK-ja i ka dhënë rëndësi këtij akti, me praninë e ministrit, Enver Hoxhaj, i cili përfaqësonte kryesinë qendrore të partisë, e që konsiderohet të jetë njëri ndër personat më me ndikim tek elektorati i PDK-së.
Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së, duke sqaruar prishjen e marrëveshjes me LDK-në, tha se subjekti i tyre ndërmerr këtë hap politik, pasi, si parti e re dhe me potencial, e sheh interesin e vet duke qenë pjesë e qeverisjes lokale në Prizren.
Kandidati PDK-së për kryetar të qytetit të dytë në Kosovë, për nga madhësia, Ramadan Muja, njëherësh kryetar aktual, marrëveshjen me AKR-në e vlerësoi si të rëndësishme, duke thënë se nga kjo përfitojnë vetë qytetarët, pasi angazhimi i këtyre dy forcave politike, do të fokusohet në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
AKR-ja, në zgjedhjet e fundit lokale të 15 nëntorit, fitoi 2 këshilltarë në Kuvendin Komunal të Prizrenit, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2007, kur ky subjekt pat siguruar katër ulëse.
Ky subjekt politik, në prag të balotazhit të parë për kreun e komunës, pat lidhur koalicion me LDK-në. Tani, me mbështetjen e AKR-së dhe të partnerëve të tjerë, PDK-ja ka arritur shumicën e këshilltarëve në Kuvendin Komunal, gjithsejtë 21 delegatë nga 41, aq sa ka gjithsejtë legjislativi i Prizrenit.
Edhe pse kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, nuk ka saktësuar se çfarë i është ofruar AKR-së për ta futur në koalicion, mësohet se posti i nënkryetarit të Komunës e ka joshur këtë të fundit që ta braktisë LDK-në, për t’iu bashkëngjitur PDK-së. “Detajet e marrëveshjes do të sqarohen një ditë tjetër... Sot marrëveshja është bërë pa kushtëzime”, ka thënë Muja.
Nga ana tjetër, Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së ka thënë se në marrëveshje është saktësuar gjithçka. “Nëse fiton Ramadan Muja, në bazë të marrëveshjes, AKR-ja do të ketë postin e nënkryetarit dhe tri drejtori”, ka thënë Gashi.
Share