• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Adelina Ismaili, hyn në politikë!
e Mërkurë, 27 Janar 2010 17:14
Radio_SHARRI_-_Adelina_Ismaili_-_01Këngëtarja, Adelina Ismaili, do të merret me politikë. Ajo nuk planifikon t’i bashkëngjitet ndonjërës nga partitë ekzistuese, por do të bëjë partinë e saj. “Kam ndërmend të merrem me politikë”, ka thënë Adelina, në një intervistë për gazetën “Panorama” të Tiranës. E pyetur, nëse do të ndjekë shembullin e Çiljetës dhe në cilin krah të politikës do të angazhohej, Adelina është përgjigjur, se nuk e kopjon askënd. “Nuk angazhohem në asnjë krah të politikës, qoftë djathtas, qoftë majtas. Nuk ndjek as shembullin e Çiljetës, e cila u përfshi në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe as Chicholinën, që dikur e afroi në politikë Berlusconi. Unë jam Adelina Ismaili dhe do bëj partinë time”, ka thënë troç Adelina.
Ndërkohë, pas shumë hetimeve, ku janë përfshirë edhe organet e misionit evropian në Kosovë, EULEX, ditë më parë, Adelina është shpallur e pafajshme, duke u marrë parasysh deklarata e saj, dhënë Gjykatës Supreme në Prishtinë, në tetor të vitit 2008, lidhur me vrasjen e të dashurit të saj, policit Triumf Riza. Për këtë çështje, ka mbaruar edhe marrja në pyetje e 19 dëshmitarëve të tjerë.
Në mesin e personave që kanë dhënë dëshminë e tyre, përveç babait dhe vëllait të policit të ndjerë, janë edhe Adelina Ismaili, së bashku me nënën dhe motrën e saj. Flitet që Adelinën e pret një gjobë e rëndë, për shkak të sulmit fizik që ajo i bëri Agron Sekiraçës në gjykatë, por kjo çështje mbetet të zbardhet në të ardhmen.
Për vrasjen e policit, Triumf Riza, janë të akuzuar gjashtë persona, tre prej të cilëve ndodhen të burgosur, kurse tre të tjerë, ndodhen në arrati.
Share