• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Femrat gorane mësojnë shqip!
e Enjte, 28 Janar 2010 09:11
Radio_SHARRI_-_Shkolla_e_KrushevesNë kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i Dragashit”, të cilin po e implementon Organizata e Kombëve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), nën mbështetjen financiare të Qeverisë finlandeze, në shkollën fillore “Drita” të Krushevës, në Gorë të Dragashit, me sukses po zhvillohet kursi për mësimin e gjuhës shqipe, për femrat e komunitetit nga treva e Gorës, tek te cilat është shprehur interesim i madh. Në këtë shkollë, kursin e gjuhës shqipe aktualisht e vijojnë rreth 40 femra, nga mosha 10 deri në moshën 56 vjeçare.
Nasuf Brenolli, drejtor i kësaj vatre arsimore, e cila që nga fillimi i zbatimit të ligjit kosovar për Arsim, e ka implementuar atë, duke e nxjerrë jashtë ligjin e Serbisë, bashkë me ata mësimdhënës që ende e përkrahin, thotë se ky projekt ka nisur mirë dhe se shpreson që në të ardhmen do të vazhdohet me ritëm edhe më të madh.
“Gratë e komunitetit tonë, nga fshatrat Krushevë dhe Radeshë, kanë shprehur interesimin që të mësojnë gjuhën shqipe, me qëllim që të integrohen sa më lehtë në shoqërinë kosovare. Kësaj iniciative i janë bashkangjitur, jo vetëm femrat e moshës shkollore, por edhe ato të moshave madhore”, bën të ditur Brenolli.
Ai thotë se gratë që po e vijojnë këtë kurs, janë falënderuar, duke u shprehur se ai po iu ndihmon shumë në komunikim me pjesën tjetër të popullatës. “Kursi i gjuhës shqipe që po zhvillohet në fshatin tonë, ka rëndësi të madhe për komunitetin, sepse prindërit e nxënësve nga Krusheva, Glloboçica, Restelica dhe disa fshatra përreth, dëshirojnë që gjuha shqipe të futet në programin shkollor, 5 orë në javë”, thotë Brenolli.
Koordinatori i këtij projekti, Fitim Kurtishi, thotë se interesim për mësimin e gjuhës shqipe kanë shprehur edhe meshkujt, por në këtë projekt femrat janë më të favorizuara, pasi vullneti i tyre për të mësuar shqip, është më i madh. “Ka shumë interesim për mësimin e gjuhës shqipe edhe nga meshkujt, por femrat janë më të favorizuara në këtë projekt”, tha Kurtishi.
Mësimi i gjuhës shqipe po ndiqet me interesim të veçantë edhe në fshatin Radeshë të Gorës, por në këtë fshat shumë pak femra të moshës rinore e ndjekin atë. Interesim më të madh kanë shprehur gratë e moshuara, deri në moshën 56 vjeçare.
Kursi për mësimin e gjuhës Shqipe, sipas koordinatorit të këtij projekti, ka filluar në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe pritet të përfundojë nga mesi i muajit mars të këtij viti.
Share