• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Të vallëzosh shqip, në tokën italiane!
Nga: Anila KADIJA   
e Premte, 29 Janar 2010 10:57
Radio_SHARRI_-_ScanderbegNjë e shtunë e zakonshme me shi, mjegull dhe me të ftohtin e Parmës, por me diellin dhe ritmet e valles popullore shqiptare. Kështu përshkruhej atmosfera më 9 janar në shkollën e baletit "Professione Danza", në Parma të Italisë, teksa vijonte kursi i parë i valles popullore dhe folklorike shqiptare.
Në bashkëpunim të ngushtë me shoqatën "Scanderbeg", ky organizim u vlerësua nga shqiptarët gje më gjerë si një arritje tjetër e rëndësishme në projektin afatgjatë të kësaj shoqate. Drejtuesit e kursit, talentët bashkëshortë, Lindita dhe Albert Bekja, para se të emigronin në Itali, ishin profesionistë të artit. Lindita ka ushtruar profesionin e balerinës në Ansamblin Shtetërorë të Këngëve dhe Valleve popullore, ndërsa Alberti, i diplomuar në degën e koreografisë në Institutin e Arteve në Tiranë, ka punuar me grupin amatorë të qytetit të Librazhdit. Me një fjalë, sikurse edhe në iniciativat e tjera, si ajo e shkollës, edhe në vendin fqinjë spikat profesionalizmin dhe seriozitetin e pasionit, në profilin e drejtuesve. 
Pjesëmarrësit e kursit janë jo vetëm ata me origjinë shqiptare, por ka edhe vendas. Lidia Grandi, mësuese e edukatës fizike në shkollën e mesme "Pietro Giordani", njëra nga pjesëmarrëset italiane në këtë grup, shprehet me optimizëm, se i pëlqen që gjendet në mesin e shqiptarëve. Madje, ajo nuk e fsheh edhe simpatinë që ka për kombin fqinj. "Më pëlqen shumë ambienti shqiptar dhe atmosfera festive që shfaqni në vallet tuaja tradicionale", thotë ajo. 
Të gjithë shprehin entuziazëm në këtë projekt të këtij grupi. Kjo gjë pati sfond, qysh në ditën e parë, kur në repertorin e ushtrimeve u fut “Vallja e Rugovës”. Me një përkushtim të veçantë kandidatët filluan të mësonin hapat e parë të kërcimit. "Përballë atyre pasqyrave, të cilat më sillnin një emocion te veçante, ndihesha jashtëzakonisht e lumtur”, thotë Lindita.
Se emigracioni, shpesh shuan profesionin e vërtetë të njerëzve, dëshmon pasioni i cili mbinë në një sirtar të humbur, diku në kujtesën e ëndrrave. Prandaj njeriut i vjen një moment në jetën e tij, kur ato ëndrra dhe pasione i zgjon. Dhe, ky moment kishte ardhur për Albertin, që tani punon si vozitës kamioni dhe për Lindën, e cila është një amvise e denjë. Që të dy arritën ta shfrytëzojnë zgjimin e emocioneve, të harruara diku në vitet e 90-ta.
Shkolla shqipe është e lidhur ngushtë me këta dy artist, gjatë përgatitjes së fëmijëve në këtë projekt teatral, i cili ka për synim përfaqësimin e kulturës, përmes një pjese teatrale, ku përfshihen të gjitha komunitetet e huaja, në Parma.
Shumë shpejtë do të organizohet edhe një takim i rëndësishëm në një teatër qendror të qytetit të Parmës, në fund të muajit shkurt, me titullin "Populli".
Do të jetë kjo një eksperiencë tjetër që do t’i shtohet aktiviteteve të rëndësishme të këtij viti që sapo kemi hyrë në të. “Aty ku dëgjohet ritmi i tokës, aty është edhe arti. Aty është kultura, prandaj krenohemi ne”, thonë drejtuesit e projektit pa skadencë në "Scanderbeg".
Share