• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ramadan Muja, mbetet në Shtëpinë e Bardhë!
e Hënë, 01 Shkurt 2010 12:22
Radio_SHARRI_-_Ramadan_MujaPartia Demokratike e Kosovës, ka arritur të fitojë rundin e tretë të zgjedhjeve për kryetar të komunave të Prizrenit dhe të Lipjanit.
Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat i publikoi në orët e para të mëngjesit të së hënës, PDK-ja ka fituar 53,2 për qind të votave në Prizren ndërsa në Lipjan kjo parti ka fituar 53,7 për qind. Sipas KQZ-së, këto janë rezultate preliminare dhe se në to nuk janë të përfshira votat me kusht, votat përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Megjithatë, numri i përgjithshëm i këtyre votave nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar këtë rezultat.
Në Prizren, sipas KQZ-së, kanë votuar 43,3 për qind të votuesve, me gjithsej 57.160 fletëvotime, prej të cilave kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, ka fituar 30.151 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga LDK-ja, Hanefi Muharremi, ka marrë 26.493 vota, apo 46,8 për qind.
Në Lipjan, sipas KQZ-së, kanë votuar më se 57 për qind e votuesve, apo gjithsej 26.762 fletëvotime, prej të cilave kandidati i PDK-së, Shukri Buja, ka marrë 14.209 vota, ndërsa ai i LDK-së, Imri Ahmeti ka marrë 12.261 vota, apo 46,3 për qind.
Në një konferencë për media, pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka pranuar faktin që LDK-ja e ka humbur garën e rivotimit për kryetar të Prizrenit, ndërkaq shpresonte në Lipjan, ku sipas tij, rezultatet ishin të përafërta. “Rezultatet nuk janë inkurajuese për LDK-në. Kandidati i PDK-së dhe i koalicionit të tyre, është në avantazh ndaj kandidatit tonë. Natyrisht që ne i falënderojmë qytetarët e Prizrenit për daljen masive në zgjedhje. LDK-ja i ka dhënë një mundësi të mirë qytetarëve që, pas ankesave të KZAP-it dhe organeve kushtetuese të Kosovës, ta shprehin vullnetin e lirë. Ndërkaq, në Lipjan rezultati është më i balancuar. Natyrisht, po priten edhe pesë qendra të mëdha të votimit të cilat kanë ndikim jashtëzakonisht të madh. Ndikimin kryesor do të thosha, që për Lipjanin të definohet qartë”, ka thënë Haziri.
Ndërkaq, zv/kryeministri, Hajredin Kuçi, gjatë një prononcimi në Prizren ka kërkuar nga LDK-ja që t’i pranojë rezultatet e këtij rundi. Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se rezultatet nuk janë inkurajuese për partinë e tij, por ka shtuar se LDK-ja do t’i pranojë rezultatet dhe do t’i urojë fituesit.
Zgjedhjet e së dielës në Prizren dhe Lipjan janë vazhdimësi e zgjedhjeve të 15 nëntorit të vitit të kaluar. Raundi i parë i zgjedhjeve lokale dërgoi në balotazh Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa raundi i dytë, më 13 dhjetor, qe anuluar për shkak të parregullsive të raportuara nga KZAP-i dhe institucionet tjera përkatëse.
Në garë për kryetar të Komunës së Prizrenit ishin Ramadan Muja nga PDK-ja dhe Hanefi Muharremi nga LDK-ja, kurse në atë të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja nga PDK-ja dhe Imri Ahmeti nga LDK-ja.
Edhe gjatë mandatit të kaluar dyvjeçarë, PDK-ja ka pasur mandatin në Prizren dhe Lipjan, me po të njëjtët kandidatë.
Share