• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i dytë
e Martë, 02 Shkurt 2010 15:28

Dragash
- Në shkollat fillore të komunës së Dragashit, organizohet aktiviteti në Artin figurativ, për nxënësit, nga klasat e 6-ta e deri tek të 9-tat.
Sipas drejtorit të Drejtorisë komunale të Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, ky aktivitet organizohet, në saje të përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Secili nxënës do të ofrojë nga dy punime, me të cilat do të konkurrojë në përzgjedhjen e më të mirave, ndërkohë që afati për dorëzimin e punimeve në Drejtorinë e Arsimit, përfundon të enjten.
Dragash - Pas reshjeve intensive të borës, gjatë ditës së djeshme, të gjitha rrugët e rajonit sot tonë janë të kalueshme, por me vështirësi, pasi që kompanitë nuk kanë mundur ta largojnë menjëherë borën nga rrugët.
Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët komunalë përkatës dhe policia, e cila ka asistuar në zhbllokimin e rrugëve, pasi shumë vetura nuk kanë mundur të qarkullojnë. Dje, rruga magjistrale Zhur-Dragash ka qenë e mbuluar nga bora dhe, e bllokuar për disa orë nga automjetet, të cilat nuk kanë mundur të lëvizin nga bora dhe ngrica.
Sot, sipas të dhënave nga terreni, ky aks është i kalueshëm, por që drejtuesit e automjeteve duhet të kenë pajisje dimërore.
Prizren - Fituesi i zgjedhjeve për kryetar komune në Prizren, Ramadan Muja, ka deklaruar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të konstituojë organet komunale, në mënyrë që Prizreni të fillojë projektet madhore të parapara nga PDK-ja dhe partnerët e saj politik. Pas rezultatit të parë, edhe nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që tashmë ka konfirmuar fituesin e rrethit të tretë zgjedhor në Prizren, pritet edhe numërimi i rreth 1.900 votave me kusht, për tu bërë më pas certifikimi i rezultatit përfundimtar.
Prishtinë - Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”, ka vlerësuar se procesi i përgjithshëm i rivotimit në Prizren dhe Lipjan i ka përmbushur kënaqshëm standardet për zgjedhje të lira dhe të drejta, përkundër disa parregullsive që janë vërejtur.
Ndër parregullsitë kryesore që kanë hasur vëzhguesit e kësaj organizate, dhe që po i përcjellin vazhdimisht proceset zgjedhore në Kosovë, janë votimet familjare, prezenca e vazhdueshme e personave të paautorizuar nëpër vendvotime dhe asistimi i votuesve nga ana e vëzhguesve të partive politike.
Kukës - Dy qytetarë nga Kukësi kanë rënë në prangat e policisë, të akuzuar për kontrabandë ndërkufitare dhe për shmangie të detyrimeve doganore.
Izet Toçilla nga Novoseji dhe Qemal Sofia nga Kolesiani, janë kapur në flagrancë, në doganën e Morinit, duke transportuar 16 viça nga Kosova për në Shqipëri, mbrëmë në orët e vona. Siç kanë pretenduar të akuzuarit, viçat janë blerë në tregun e lirë të Kosovës dhe shmangia e doganës është bërë për shkak se u mungonte certifikata e origjinës. Ngarkesa është sekuestruar nga policia, ndërsa ndaj dy personave është hapur dosja penale.
Mësohet se tregu i mishit të viçit niset nga Vojvodina dhe Bullgaria, ku gjedhi i rritur në kushte stallore kushton rreth një euro për kilogram, ndërsa në Shqipëri shitet deri në pesë euro.
Kukës - Policia kufitare e Kukësit, në bashkëpunim me policinë e rendit, kanë ndaluar dje një qytetar nga Bulqiza, me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.
Një burim zyrtar i drejtorisë së policisë në Kukës tha se është ndaluar Përparim Kaci nga Bulqiza, i cili po kalonte në drejtim të Kosovës dy vajza pa dokumente dhe që dyshohet se ishin viktima të trafikut me qenie njerëzore, kryesisht për prostitucion. Njëra nga vajzat ishte nga Bulqiza ndërsa tjetra nga Maqellara e Peshkopisë, të cilat nuk kanë dhënë detaje për udhëtimin e tyre, por kanë pranuar se ishin joshur për punë në Kosovë.
Të dyja vajzat, pas marrjes në pyetje, u janë kthyer familjeve të veta.
Ankara - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Turqi, u takua sot me presidentin e këtij vendi, Abdullah Gyl, nga i cili mori zotime se ky shtet do të thellojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe vëllazërore me Kosovën.
Duke shfaqur bindjen se procesi i njohjes së Kosovës do të ketë nxitje, pas dhënies së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, drejtuesit e shtetit turk vlerësuan se integrimi sa më i shpejtë i Kosovës në institucionet euroatlantike, në Bashkimin Evropian dhe në NATO, do të siguronte paqe dhe stabilitet të përhershëm në gjithë rajonin.
Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Rasmussen ka deklaruar në Bruksel, se Aleanca Veri-Atlantike do të mbështesë të gjitha përpjekjet për forcimin e paqes dhe të stabilitetin në Kosovë, përfshirë këtu edhe integrimin e të gjitha bashkësive në shoqërinë kosovare.
Rasmussen ka thënë se NATO-ja mbështet planin e Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë, për shtrirjen e pushtetit të Prishtinës mbi veriun e Kosovës.
Gjatë një takimi me gazetarë, Rasmussen ka sinjalizuar mundësinë e reduktimeve të mëtejme të KFOR-it, varësisht nga zhvillimet në planin e sigurisë.
Share