• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Mërkurë, 03 Shkurt 2010 08:43

Dragash
- Në shkollat fillore të komunës së Dragashit, vazhdon aktiviteti i shpalosjes së talentit në Artin figurativ, për nxënësit, nga klasat e 6-ta e deri tek të 9-at.
Sipas drejtorit të Drejtorisë komunale të Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, ky aktivitet organizohet, në saje të përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Secili nxënës do të ofrojë nga dy punime, me të cilat do të konkurrojë në përzgjedhjen e më të mirave, ndërkohë që afati për dorëzimin e punimeve në Drejtorinë e Arsimit, përfundon nesër.
Gjakovë - Përdorimi i alkoolit nga ana e të miturve nëpër kafenetë dhe diskotekat e Gjakovës, nga dita e djeshme është ndaluar, ndërsa aplikimi i këtij vendimi do të jetë nën kontroll të vazhdueshëm nga inspektorët komunalë dhe nga pjesëtarët e Policisë.
Ky vendim u mor për të parandaluar dukuritë devijuese të të rinjve dhe nga dita e sotme të gjithë pronarët e kafeneve dhe diskotekave, do të njoftohen për ndalesën e shitjes së pijeve alkoolike për klientët, nën moshën 18 vjeç.
Ankara - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Turqi, u takua me presidentin e këtij vendi, Abdullah Gyl, nga i cili mori zotime për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe vëllazërore në mes dy vendeve si dhe për lobim të mëtejmë për njohjen e shtetësisë së Kosovës.
Presidenti Sejdiu me këtë rast theksoi se në Turqi ka shkuar për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e madh të popullit dhe të institucioneve të saj, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ka dhënë dhe vazhdon të jap ky vend për Kosovën.
Ankara - Presidenti i Turisë, Abudullah Gyl, gjatë takimit me homologun e tij kosovar, Fatmir Sejdiu, tha se shteti i tij i gëzohet çdo ditë progresit të arritur në Kosovë, e që sipas tij, është një argument se Kosova është faktor i paqes dhe i stabilitetit në rajon.
Ai vlerësoi se njohja e Kosovës nga 65 vende të botës, si dhe anëtarësimi në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, është dëshmi se në Kosovë janë arritur suksese.
Ankara - Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i premtoi dje në Ankara presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu, se qeveria e tij do t’i inkurajojë investimet turke në Kosovë, në mënyrë që të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit miqësor ndërmjet Sejdiut dhe Erdoganit, u bisedua edhe për format konkrete të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, sidomos në ekonomi, edukim dhe kulturë. Kryeministri Erdogan tha se vendi i tij do të vazhdojë të japë bursa për studentët nga Kosova, si në nivel të studimeve bazike, ashtu edhe për ato të magjistraturës dhe doktoraturës.
Luksemburg - Qeveria e Luksemburgut, sipas një marrëveshje të nënshkruar me ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj, do të investojë 8 milionë euro për të ngritur dy shkolla profesionale në Kosovë, njëra në Prizren dhe tjetra në Ferizaj.
Marrëveshja parasheh modernizimin e arsimit dhe aftësimin profesional, përmes ndërtimit të dy Qendrave të Kompetencës, njëra në Prizren, që do të jetë shkollë e mesme e tregtisë dhe tjetra në Ferizaj, shkollë e mesme e infermierisë.
Prishtinë - Policia e Kosovës njoftoi dje se plani policor “Acari 2010”, i zbatuar njëkohësisht në tërë territorin e Republikës kundër trafikimi me qenie njerëzore, ka rezultuar me vënien në pranga të pesë personave, kontrollimin e 40 lokaleve dhe mbylljen e 21 prej tyre.
Policia njoftoi se qëllimi i operacionit ka qenë kontrollimi i lokaleve, në të cilat punojnë femra, e që dyshohej të jenë viktima të punëdhënësve.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar 3 persona të dyshuar për mundësim të prostitucionit, si dhe dy të tjerë për armëmbajtje pa leje.
Ferizaj - Policia e Ferizajt konfirmoi dje se tre persona janë arrestuar në këtë qytet, nën dyshimin se janë marrë apo kanë mundësuar ushtrimin e prostitucionit.
Policia lokale tha se të arrestuara janë dy femra me shtetësi të Moldavisë dhe një mashkull, shtetas i Kosovës, të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale “mundësim i prostitucionit”.
Kapja e të dyshuarve u bë nga njësiti rajonal i hetimeve dhe njësiti kundër trafikimit të qenieve njerëzore, me mbështetjen e njësitit special dhe të inspektoratit komunal.
Share