• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i dytë
e Mërkurë, 03 Shkurt 2010 16:20

Dragash
- Në shkollat fillore të komunës së Dragashit, vazhdon aktiviteti i shpalosjes së talentit në Artin figurativ, për nxënësit, nga klasat e 6-ta e deri tek të 9-at.
Sipas drejtorit të Drejtorisë komunale të Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, ky aktivitet organizohet, në saje të përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt. Secili nxënës do të ofrojë nga dy punime, me të cilat do të konkurrojë në përzgjedhjen e më të mirave, ndërkohë që afati për dorëzimin e punimeve në Drejtorinë e Arsimit, përfundon nesër.
Gjakovë - Përdorimi i alkoolit nga ana e të miturve nëpër kafenetë dhe diskotekat e Gjakovës, nga dita e djeshme është ndaluar, ndërsa aplikimi i këtij vendimi do të jetë nën kontroll të vazhdueshëm nga inspektorët komunalë dhe nga pjesëtarët e Policisë.
Ky vendim u mor për të parandaluar dukuritë devijuese të të rinjve dhe nga dita e sotme të gjithë pronarët e kafeneve dhe diskotekave, do të njoftohen për ndalesën e përdorimit dhe shitjes së pijeve alkoolike për klientët, nën moshën 18 vjeç.
Prishtinë - Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, sot i ka vënë në dispozicion avionin e tij, Fatmir Sejdiut, për tu kthyer me kohë në Kosovë, në ceremoninë e varrimit të kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Feratit.
Gjatë takimeve me autoritetet më të larta të shtetit turk, presidenti Sejdiu tha se ka marrë rikonfirmim, se ky vend do ta mbështes Kosovën në proceset e mëtejme të shtetësisë, zhvillimit ekonomik, njohjeve të pavarësisë dhe në proceset e tjera të asociimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.
Prishtinë - Sindikalistët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pas një marshi protestues, në kërkim të përmirësimit të kushteve të punës, u takuan me ministrin e Shëndetësisë, Alush Gashin, i cili pohoi se niveli i pagave në sistemin shëndetësor është bërë sipas fuqisë ekonomike që ka vendi dhe sipas buxhetit që e miraton Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se ministri Alush Gashi i ftoi sindikalistët që të jenë pjesë e procesit për zgjidhjen e çështjeve të adresuara.
Sa i përket kërkesave për Ligjin e Punës dhe Ligjin për Sigurimet Shëndetësore,
Gashi theksoi se Ligji i Punës është në procedurë, ndërkohë njoftoi se Ministria e Shëndetësisë tashmë e ka proceduar Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore.
Bujanoc - Zëvendësi i shefit të Misionit të OSBE-së në Serbi, Tomas Mur, ka mbështetur zgjedhjet e drejtpërdrejta për Këshillin Nacional Shqiptarë.
Pas takimit me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin dhe kryetarin e Partisë për veprim demokratik, Riza Halimi, Mur tha se në Bujanoc ka ardhur për të mbështetur mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhje diskete, që sipas tij, është opsioni më i pranueshëm për shqiptarët.
Ai shtoi se Misioni i OSBE, nga viti 2001, prej se e ka zyrën në Bujanoc, mbështet tërësisht përfshirjen e shqiptarëve në jetën shoqërore të Serbisë.
Luksemburg - Qeveria e Luksemburgut, sipas një marrëveshje të nënshkruar me ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj, do të investojë 8 milionë euro për të ngritur dy shkolla profesionale në Kosovë, njëra në Prizren dhe tjetra në Ferizaj.
Marrëveshja parasheh modernizimin e arsimit dhe aftësimin profesional, përmes ndërtimit të dy Qendrave të Kompetencës, njëra në Prizren, që do të jetë shkollë e mesme e tregtisë dhe tjetra në Ferizaj, shkollë e mesme e infermierisë.
Prishtinë - Policia e Kosovës njoftoi dje se plani policor “Acari 2010”, i zbatuar njëkohësisht në tërë territorin e Republikës kundër trafikimi me qenie njerëzore, ka rezultuar me vënien në pranga të pesë personave, kontrollimin e 40 lokaleve dhe mbylljen e 21 prej tyre.
Policia njoftoi se qëllimi i operacionit ka qenë kontrollimi i lokaleve, në të cilat punojnë femra, e që dyshohej të jenë viktima të punëdhënësve.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar 3 persona të dyshuar për mundësim të prostitucionit, si dhe dy të tjerë për armëmbajtje pa leje.
Ferizaj - Policia e Ferizajt konfirmoi dje se tre persona janë arrestuar në këtë qytet, nën dyshimin se janë marrë apo kanë mundësuar ushtrimin e prostitucionit.
Policia lokale tha se të arrestuara janë dy femra me shtetësi të Moldavisë dhe një mashkull, shtetas i Kosovës, të cilët dyshohet të kenë kryer veprën penale “mundësim i prostitucionit”.
Kapja e të dyshuarve u bë nga njësiti rajonal i hetimeve dhe njësiti kundër trafikimit të qenieve njerëzore, me mbështetjen e njësitit special dhe të inspektoratit komunal.
Share