• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - edicioni i dytë
e Enjte, 04 Shkurt 2010 18:06

Dragash
- Sot përfundoi afati i aplikimit në Dragash, për rekrutim në Forcat e Sigurisë së Kosovës, ndërkohë që aplikimi do të vazhdojë edhe më tej në Prizren.
Zyrtarët e FSK-së, thanë për radion tonë se qytetarët e komunës së Dragashit, shumë pak janë interesuar për inkuadrim në FSK.
Megjithatë, zyrtarët e kësaj force shpresuan se, një numër i konsiderueshëm kandidatësh, do të regjistrohen në Komandën rajonale në Prizren, pasi afati për regjistrim do të vazhdojë.
Një ekip mobil i FSK-së ka qëndruar për pesë ditë rresht në Dragash, për të qenë më afër atyre që kishin dëshirë të regjistroheshin në këtë forcë. Nga sot, aplikimi mund të bëhet vetëm në Prizren.
Dragash - Në shkollat fillore të komunës së Dragashit, sot përfundon aktiviteti i shpalosjes së talentit në Artin figurativ, për nxënësit nga klasat e 6-ta e deri tek të 9-at. Sipas drejtorit të Drejtorisë komunale të Arsimit në Dragash, Hajri Ramadani, ky aktivitet është organizuar, në saje të përgatitjeve për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Secili nxënës që ka ofruar punimet e veta, me të cilat do të konkurrojë në përzgjedhjen e më të mirave, dot do t’i dorëzoj ato në Drejtorinë e Arsimit.
Prishtinë - Në prag të përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, uroi presidentin, Fatmir Sejdiu, duke u zotuar për thellimin e marrëdhënieve të mira ndërshtetërore.
Zyra për informim e Presidencës, bëri të ditur se në takimin ndërmjet presidentit të Kosovës dhe ambasadorit të Austrisë në Prishtinë, mes tjerash, ky i fundit solli letrën e urimit të presidentit të Austrisë, Heinz Fischer.
Gjilan - Zyrtarë të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për anulimin e vendimit të KZAP-it, që rekomandonte përsëritjen e votimeve edhe në Gjilan, sot paralajmëruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Zëdhënësi i degës së LDK-së në Gjilan, Sabit Rrustemi, tha se kjo degë, për vendimin është njoftuar nga mediat dhe se as dega e as kryesia në qendër, nuk kanë marrë ende asnjë vendim nga Gjykata Supreme, për rastin e Gjilanit.
Prishtinë - Zyrtarë të Fondit Global, kanë bërë të ditur se Kosova tash mund të aplikojë në raundin e dhjetë të granteve që ky Fond ndanë për të forcuar rolin e sistemit shëndetësor, në shtete të ndryshme.
Kjo u bë e ditur pas një takimi që zyrtarët e këtij Fondi zhvilluan me zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, njofton Zyra për informim e kësaj ministrie.
Ministri, Alush Gashi, ka falënderuar përfaqësuesit e Fondit Global për asistencën që i ka dhënë vendit tonë në zhvillimin e programeve nacionale për HIV/AIDS dhe TBC.
Mitrovicë - Tre të arrestuar, 4.8 kilogramë heroin, 30 kilogramë marihuanë dhe afro 10 mijë euro, janë rezultat i një aksioni të suksesshëm të policisë në fshatin Shipol të Mitrovicës.
Aksioni i hetuesve policor është kurorëzuar me arrestimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e substancave narkotike, si rezultat i hetimeve për një muaj radhazi.
Tre të dyshuarit, dy shtetas të Bosnjës, një mashkull 35 vjeçar dhe një femër 22 vjeçare, dhe një 18 vjeçar, shtetas i Kosovës, janë arrestuar pa ndonjë incident.
Mitrovicë - Policia e rajonit të Mitrovicës ka njoftuar për dy raste të sekuestrimit të mallrave të kontrabanduara. Rasti i parë është regjistruar në Leposaviq, kur një patrullë ka ndaluar për kontroll automjetin e dyshuar me targa të Beogradit, i cili po qarkullonte në fshatin Dobrava të Leposaviqit. Policia ka legjitimuar ngasësin e automjetit dhe pasagjerin e tij, që të dy shtetas të Serbisë, ndërsa në automjet është zbuluar malli i kontrabanduar.
Rasti tjetër i kontrabandimit me mallra është regjistruar në fshatin Zhabar, kur hetues policorë, kanë ndaluar një automjet me targa të Novi Pazarit, në të cilin është gjetur një sasi e mallrave ushqimorë.
Mitrovicë - Tre të arrestuar, 4.8 kilogramë heroin, 30 kilogramë marihuanë dhe afro 10 mijë euro, janë rezultat i një aksioni të suksesshëm të policisë në fshatin Shipol të Mitrovicës.
Aksioni i hetuesve policor është kurorëzuar me arrestimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e substancave narkotike, si rezultat i hetimeve për një muaj radhazi.
Tre të dyshuarit, dy shtetas të Bosnjës, një mashkull 35 vjeçar dhe një femër 22 vjeçare, dhe një 18 vjeçar, shtetas i Kosovës, janë arrestuar pa ndonjë incident.
Share