• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Pozita e femrës në Qarkun e Kukësit!
Nga: Vera ISTREFI   
e Enjte, 04 Shkurt 2010 18:44
Radio_SHARRI_-_Femra_kuksianeNë qarkun e Kukësit, përqindja e vajzave që ndjekin shkollën e mesme është në raport jo të drejtë me përqindjen e popullsisë femërore, e cila është në avantazh të lehtë me gjininë mashkullore. Në këtë qark, me gjithsejtë 63.786 banorë, 50.2 % janë femra, por që inkuadrimi i tyre në shkollim është shumë i vogël. Kjo, sepse vajzat përballen me presione të shumta sociale, e cila rezulton me një ndalesë nga familjarët për ta ndjekur shkollimin. Një arsye tjetër për këtë ndalesë është edhe siguria, rruga e gjatë që duhet ta përshkojnë deri në shkollë, konceptet shoqërore për rolin e vajzave në familje, mungesa e tualeteve me kushte normale nëpër shkolla etj.
Rënia e numrit të vajzave që vijojnë arsimin e mesëm, përbën një shqetësim të rëndë për qarkun e Kukësit dhe për shoqërinë në tërësi. Sipas statistikave, në Kukës 66% e nxënësve në shkollat e mesme janë meshkuj ndërsa 34% janë femra. Ndërkohë që në shkallë rrethi, 73% janë meshkuj dhe vetëm 27% janë femra.
Ky është një ndër faktorët që minimizon mundësitë që femrat në të ardhmen të përballojnë sfidat e jetës, kryesisht ato që kanë të bëjnë me punësimin, gjë që do t’iu mundësonte pavarësimin ekonomik. Ky i fundit do të sillte minimizimin e fenomeneve të tilla siç janë dhuna në familje, trafikimi apo dhe diskriminimi i femrës.
Në shumë raste, familjet e varfra i martojnë vajzat e tyre, madje nën moshën 18-vjeçare, me  emigrantë që punojnë në vende të ndryshme të botës. Në këtë rast, vajzat janë të detyruara ta braktisin shkollën, për të realizuar martesën e “kontraktuar” nga prindërit. Jo rrallë, këto vajza përfundojnë në rrugë, duke u detyruar më pas të ushtrojnë edhe prostitucionin, sepse atyre iu asgjësohen dokumentet personale.
Në zonat malore, femra ende konceptohet si një “mall”, fatin e së cilës e përcakton “pronari”, i cili në të shumtën e rasteve është babai, vëllai apo dikush tjetër nga familja!
Është bërë e zakonshme tashmë të dëgjohet për fejesat e vajzave nga qarku i Kukësit me shtetasit kosovarë, të cilët, në të shumtën e rasteve, janë të moshuar, ndërkohë që vajzat sillen nga mosha 14 deri në 20 vjet.
Vetëm gjatë vitit 2008, në Qendrën e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale, janë regjistruar 4 raste, kur vajzat kuksiane kanë braktisur martesat e tyre në Kosovë dhe në shtetet tjera evropiane, për tu kthyer në familje, ku nuk kanë gjetur asnjë mbështetje. Shumë më tepër raste janë shënuar në rrethin e Hasit dhe Tropojës.
Fati i këtyre vajzave mbetët trishtues, prandaj shumë prej tyre trajtohen nga vajzat dhe gratë nga kjo qendër sociale.
Në të gjitha rastet e shënuara, vajzat kanë vetëm arsimim fillor, prandaj mbetet obligim i institucioneve që të kenë më tepër vëmendje, duke u përpjekur që përfshirja e femrës në, së paku arsimin e mesëm, të jetë më e madhe.
Ndryshe, në këtë realitet, perspektiva e femrës në qarkun e Kukësit do të mbetet e zymtë, ndërkohë që ndikimi i saj në familje dhe shoqëri, do të vijë duke rënë, për të përfunduar si një mall, ngjashëm me kafshët shtëpiake.
Share