• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet BLIC - edicioni i parë
e Hënë, 08 Shkurt 2010 09:16

Stamboll
- Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami, konfirmon kërkesën në Stamboll, që të bëhet reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë, por në përputhje me rritjen e sigurisë në vend.
Imami ishte këto ditë në takimin e ministrave të Mbrojtjes, të vendeve anëtare të NATO-s në Stamboll, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, si dhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në takim mori pjesë edhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates.
Beograd - Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Serbi, Vinçent Degert, ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë problem në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për gazetën beogradase “Politika”, Degert ka thënë se Kosova nuk ka qenë problem gjatë bisedimeve të Serbisë për procesin e asocim-stabilizimit, duke qenë se BE-ja ka insistuar që të ndajë proceset integruese të Serbisë me çështjen e statusit të Kosovës.
Sipas tij, Kosova ka rrugën e vet të veçantë drejt proceseve të integrimeve evropiane, ndërsa Serbia ecë rrugës së saj.
Mitrovicë - Bazuar në Planin e Ahtisaarit dhe procesin e decentralizimit të pushtetit, Zyra Civile Ndërkombëtare, në bashkëpunim me autoritetet vendore në Kosovë, kanë nisur përgatitjet për formimin e komunës së Mitrovicës së veriut.
Konstituimi i pushteteve legale në komunat veriore me shumicë serbe, thuhet se është pjesë e strategjisë për integrimin e veriut.
Zyrtarë vendorë dhe ata ndërkombëtarë thonë se janë të kënaqur me interesimin e serbëve lokalë për të marrë pjesë në ekipin përgatitor.
Beograd - Ekipi përgatitor për komunën veriore të Mitrovicës me gjasë do të hasë në rezistencë të organizuar të Beogradit që në fillim të punës së tij, shkruan e përditshmja “Koha Ditore”.
Një ditë pas emërimit të 14 anëtarëve të këtij ekipi nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, sekretari shtetëror në Ministrinë Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, e ka quajtur të pavlefshëm këtë ekip dhe ka thënë se ai nuk do të ketë sukses, pasi që, sipas tij, serbët nuk janë të interesuar për komunë, sepse e kanë komunën e tyre.
Prishtinë - Në dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, dhjetëra të dënuar do të përfitojnë lirinë apo zvogëlimin e dënimeve. Kjo është e drejtë e presidentit të vendit, i cili zakonisht në raste të tilla pasi i shqyrton kërkesat e secili të dënuar, veç e veç, bën dekretimin e atyre që i plotësojnë kriteret ligjore për zvogëlim të dënimit.
Kjo do të jetë jo hera e dytë që nga paslufta, kur presidenti i vendit dekreton faljen e disa personave të dënuar. Dekretimi i parë është bërë me 16 shkurt të vitit të kaluar, ku janë falur 62 të dënuar.
Elbasan - At-Nikolla Marku, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, “Shën-Maria”, me qendër në Elbasan, kundërshton me forcë projektin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, mbi baza etnike dhe fetare.
Ai e quan këtë veprim si tradhti kombëtare, pasi që kjo do ta motivojë kishën greke, për ëndrrën e saj ndaj “Vorio Epirit”.
At Nikolla Marku shprehet i shqetësuar, se një regjistrim i tillë nuk do të ishte i përshtatshëm për momentin, pasi njerëzit e motivuar nga kushtet ekonomike, nuk do të deklaroheshin saktë për besimit të tyre fetar.
Share