• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Zonat e thella të Kukësit, izolohen nga bora! |
Nga: Vera ISTREFI |
e Martë, 09 Shkurt 2010 14:23 |
![]() Megjithatë, fshatarët thonë se janë të mësuar me këto kushte, sepse kanë tejkaluar dimra edhe më të fortë dhe se transportin e kryejnë kryesisht me kafshë pune.
Azizi, banor ky nga fshati Breki i komunës së Topojanit, thotë se bora nuk është pengesa e vetme për këto rrugë, por edhe vetë infrastruktura e tyre “Jemi mësuar ne me dimra të gjatë dhe më të ashpër se ky, por problem për zonën tonë mbetet rruga, të cilën askush nuk e riparon, në mënyrë që edhe mjetet borëpastruese të kenë mundësi për ta larguar borën. E vërteta është se një traktor ka tentuar ta largoj borën, por nuk futej dot në atë rrugë, sepse është shumë e ngushtë. Sot kam ardhur në Kukës me kalë, siç po e shihni edhe vetë”, thotë Azizi, një burrë 54-vjeçar, por që duket shumë më i moshuar. Ai kishte ardhur në Kukës për të bërë furnizimin me ushqim për familjen e tij, pasi që, siç thotë, ato i janë shterur gjatë periudhës kur as me kalë nuk ka mundur të zbresë në Kukës.
Një tjetër banor nga fshati Fshat, thotë se atje dëbora ka arritur në 45 centimetra dhe se ardhja në Kukës është bërë e vështirë. “Këto ditë kanë lëvizur nga fshati vetëm disa banorë, të cilët kanë pasur ndonjë problem, apo edhe për tu furnizuar me gjëra ushqimore. Ata kanë paguar një shofer fugoni, i cili ka gjendje të mirë dhe posedon automjetin me fuqi të dyfishtë për tërheqje. Ndryshe, ne të tjerët jemi të izoluar, por fatmirësisht nuk kemi pasur ndonjë rast emergjent. Pa rrugë, s’ka jetë”, thotë Pëllumbi, banor i fshatit Fshat.
Ditët e fundit, me reshjet e shiut dhe borës, probleme kanë pasur edhe në disa segmente rrugore të qendrave komunale, përkundër vëmendjes që u kushtohet këtyre rrugëve. Sipas Drejtorisë së Rrugëve Rurale, ka qenë problem të ndërhyhet, për shkak të gjendjes së rënduar nga reshjet e mëdha të borës, e cila atje kishte arritur gjysmëmetërshin. Reshjet kanë detyruar edhe kompanitë e ndërtimit, që t’i ndërpresin punimet në meremetimin e rrugës për t’i rifilluar ato në pranverë.
Puna është ndërprerë edhe në hidrocentralin e urës së Lapave, në segmentet e rrugës Domaj-Bushtricë-Gjejgj, që lidh Kukësin me Peshkopinë. Drejtuesit e kompanive ndërtimore thonë se reshjet e borës dhe ngricat, nuk favorizojnë një punë cilësore, prandaj i kanë ndërprerë tërësisht. Edhe aksi rrugor Kukës-Tiranë ka pasur probleme me shembjen e dheut, kryesisht në zonat e Kalimashit, Shënmrisë dhe Qafës së Malit, por qarkullimi nuk është ndërprerë. Atje kanë qenë të dislokuara disa mjete të Drejtorisë së Rrugëve, të cilat kanë larguar dheun dhe gurët që kanë rënë në trase. |