• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Hënë, 15 Shkurt 2010 09:11

Dragash
- Në konkursin e shpallur kohë më parë nga FSK-ja, për pranimin e pjesëtarëve të rinj në këtë forcë, pjesëtarët e komunitetit nga Gora, nuk janë interesuar të kyçen, si pjesë përbërëse e saj. Një ekip mobil i FSK-së ka qëndruar disa ditë rresht në ndërtesën e Komunës së Dragashit, për të pranuar aplikacione, por asnjë pjesëtarë nga Gora nuk ka aplikuar.
Zyrtari i Zyrës komunale të Komuniteteve, në Dragash, Uzair Hamza, ka thënë se për këtë mosinteresim është kërkuar nga organet kompetente të FSK-së, që konkursit t’i zgjatet afati. Sipas tij, kjo zyrë ka filluar aktivitetin në terren, duke kontaktuar  me qytetarët nga treva e Gorës, me qëllim që atyre t’u jepen sqarime shtesë për nevojën e përfshirjes së komunitetit nga kjo trevë në Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Dragash - Të jesh udhëheqës i një komune, e cila është e pazhvilluar dhe që këtë standard e ka trashëguar brez pas brezi, është sfidë e madhe, thotë numri një i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, në prononcimin e parë për media, pas rizgjedhjes së tij në këtë post.
Megjithatë, ai ka premtuar se do të bëj ç’mosë, në mënyrë që të mos t’i zhgënjejë qytetarët, të cilët ia kanë dhënë besimin për të udhëhequr edhe katër vjet. “E kam thënë këtë, ngase mandati dyvjeçar ishte mjaft i shkurtër dhe se fillimisht është punuar me Rregulloren e UNMIK-ut, pastaj është kaluar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. E tëra kjo na ka shtyrë që këtë mandat ta kalojmë, si fazë përgatitore, e që këtë mandat katërvjeçarë ta shfrytëzojmë vetëm me punë aktive”, ka premtuar Jenuzi.
Dragash - Në shkollat fillore të komunës së Dragashit, vazhdojnë aktivitetet kulturore, të cilat organizohen në saje të shënimit të dyvjetorit të pavarësimit të vendit tonë.
Sot mbahet orë letrare në shkollën e fshatit Bresanë, ku pritet që nxënësit nga kjo shkollë t’i lexojnë prozat, hartimet dhe poezitë e tyre, nga të cilat më pas juria do t’i përzgjedhë më të mirat, për të hyrë në garën e ngushtë, e cila do të zhvillohet gjatë festës për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt.
Dragash - Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni”, sot organizon orë letrare, për ta shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Siç ka bërë me dije për radion tonë kryetari i kësaj shoqate, Bedri Halimi, sot në orën 10 do të organizohet orë letrare në shkollën e fshatit Zaplluxhe, ndërkohë që në orën 12 do të organizohet ora letrare në shkollën e fshatit Plavë.
“I gjithë ky aktivitet organizohet, me qëllim të sensibilizimit të nxënësve, për ta kuptuar rrugën e gjatë të Kosovës, deri tek shtetësia e saj”, ka thënë Halimi.
Prishtinë - Qeveria po i përmbyll marrëveshjet për riatdhesim me të gjitha vendet e BE-së. Riatdhesimi i kosovarëve, me status të parregulluar në vendet perëndimore, është një nga kushtet bazë në procesin e liberalizimit të vizave.
Pavarësisht kësaj, grupet e të drejtave të njeriut e kundërshtojnë procesin e riatdhesimit, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale në Kosovë.
Riatdhesimi nënkupton kthimin me vullnet, apo të detyrueshëm, të shtetasve kosovarë nga vendet e huaja. Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, thotë se marrëveshjet, kryesisht janë të imponuara, ndërsa Kosova nuk ka kushte për t’i pranuar të gjithë shtetasit e saj, në këtë gjendje ekonomike që ka.
Prishtinë - Shoqëria civile sërish ka kërkuar llogari nga kryeprokurori i EULEX-it, Teo Jacobs, për deklarimet e bëra në nëntor, se shumë shpejt pritet të bëhen arrestimet e para për korrupsion, të figurave të larta publike.
Lëvizja “Fol 08” i ka quajtur të pavërteta këto deklarime, duke ia rikujtuar EULEX-it, se kanë kaluar më shumë se 3 muaj që nuk është marrë me këtë çështje.
Por, zyrtarë të EULEX-it, përveç se kanë kërkuar durim, po ashtu kanë sqaruar se kryeprokurori Jacobs e ka pasur fjalën për fillimin e pranverës, e jo brenda 2 apo tre muajve.
Share