• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Martë, 16 Shkurt 2010 19:12

Dragash
- Në qendër të Dragashit kanë përfunduar punimet rreth skenës, në të cilën do të organizohet një koncert madhështorë, për ta shënuar dyvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë. Nga Drejtoria komunale e Kulturës, mësohet se në këtë ditë do të marrin pjesë shumë shoqëri kulturo-artistike nga Opoja, Gora dhe Prizreni, ndër të cilët do të jenë të pranishme, disa nga motrat Mustafa.
Kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, tha se kjo ditë do të shënohet me madhështi, pavarësisht motit që do të mbretërojë nesër. Ai shtoi se në këtë ditë presin numër të madh të qytetarëve, pa dallim, të cilët me prezencën e tyre do të dëshmojnë, se sa e vlefshme është kjo ditë.
Dragash - Në shkollat e komunës së Dragashit, kanë përfunduar aktivitetet kulturore, të cilat u organizuan, në saje të shënimit të dyvjetorit të pavarësimit të vendit tonë.
Sot u mbajtën orë letrare në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash, në shkollën e fshatit Blaç, si dhe në shkollën e Llopushnikut.
Në të gjitha këto vatra arsimore, nxënësit lexuan poezitë, prozat dhe hartimet e tyre, nga të cilat më pas juria i përzgjodhi më të mirat, për të hyrë në garën e ngushtë, e cila do të zhvillohet nesër, gjatë shënimit të Ditës së Pavarësisë.
Dragash - Në konkursin e shpallur kohë më parë nga FSK-ja, për pranimin e të rinjve në këtë forcë, pjesëtarët e komunitetit nga Gora, nuk janë interesuar të kyçen, si pjesë përbërëse e saj. Zyrtari i Zyrës komunale të Komuniteteve, në Dragash, Uzair Hamza, ka thënë se për këtë mosinteresim është kërkuar nga organet kompetente të FSK-së, që konkursit t’i zgjatet afati, ndërkohë që kjo zyrë ka filluar aktivitetin në terren, duke kontaktuar  me qytetarët nga treva e Gorës, me qëllim që t’iu jepen atyre sqarime shtesë, për nevojën e përfshirjes së komunitetit nga kjo trevë, në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Dragash - Të jesh udhëheqës i një komune, e cila është e pazhvilluar dhe që këtë standard e ka trashëguar brez pas brezi, është sfidë e madhe, thotë numri një i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, në prononcimin e parë për media, pas rizgjedhjes së tij në këtë post.
Megjithatë, ai ka premtuar se do të bëj çmos, në mënyrë që mos t’i zhgënjejë qytetarët, të cilët ia kanë dhënë besimin për të udhëhequr edhe katër vjet. “E kam thënë këtë, ngase mandati dyvjeçar ishte mjaft i shkurtë dhe se, fillimisht është punuar me Rregulloren e UNMIK-ut, pastaj është kaluar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. E tëra kjo na ka shtyrë që mandatin dyvjeçar ta kalojmë, si fazë përgatitore, ndërsa këtë mandat katërvjeçarë ta shfrytëzojmë me punë aktive”, ka premtuar Jenuzi.
Prizren - Kuvendi i ri Komunal i Prizrenit, i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale, rizgjodhi për kryesues, Nijazi Kryeziun, nga PDK-ja, në mbledhjen e parë, e cila filloi me mospajtime në mes të pozitës dhe opozitës.
Mbledhja u përcoll me paqartësi rreth njohurive të rregullores, nga ana e këshilltarëve, edhe pse disa prej tyre këtë post e mbajnë për disa vjet.
Menjëherë pas betimit të kuvendarëve dhe të kryetarit të komunës, Ramadan Muja, filloi beteja e parë politike në mes të dy blloqeve, që përbëjnë organin më të lartë lokal të Prizrenit.
Prizren - Policia rajonale në Prizren njoftoi sot për dy persona të arrestuar, për shkak se ata kanë vjedhur stoli ari, në një shtëpi, në fshatin Vraniç të Suharekës.
Zëdhënësi rajonal i Policisë, Hazir Berisha, njoftoi se një qytetar nga Vraniçi ka informuar Policinë e Suharekës, se shtëpia e tij ishte thyer, prej nga janë vjedhur stoli ari, në vlerë rreth një mijë euro. Ai tha se pas pranimit të informacionit, hetues policor nga Suhareka, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, pas të cilave është bërë e mundur kapja e dy personave të dyshuar, tek të cilët janë gjetur gjësendet e vjedhura.
Prishtinë - Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, dekretoi sot gjyqtarët e Gjykatës Supreme, prokurorët e Prokurorisë së Shtetit dhe prokurorët e Prokurorisë Speciale, të cilët sot dhanë edhe betimin për detyrat e tyre.
Sejdiu e vlerësoi ditën e sotme, si një ditë të përmbylljes së një cikli që ka të bëjë me sistemin gjyqësor dhe Prokurorinë e Kosovës, si dhe një ditë e përmbylljes së një pune zinxhirore, që është bërë mbi bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës është zgjedhur Fejzullah Hasani, ndërsa gjyqtarë janë zgjedhur; Nesrin Lushta, Valdete Daka, Emine Kaçiku, Gyltene Sulejmani, Emine Mustafa, Shukri Sulejmani dhe Enver Peci.
Prishtinë - Komisarja evropiane për politikë të jashtme, planifikon të mbështesë synimin e kryeministrit slloven, Borut Pahor, që në muajin mars në Slloveni të organizohet një konferencë ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor, ku do të merr pjesë edhe vendi ynë.
Iniciativën për këtë konferencë, kryeministri slloven e kishte shpalosur bashkë me kryeministren kroate Jadranka Kosor, ndërsa ideja është që ky të jetë takimi i parë i përbashkët i të gjithë liderëve politikë të rajonit, pas plotë 18 vjetësh.
Kjo konferencë pritet të organizohet nga Sllovenia, Kroacia, Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian.
Share