• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kremtuan bashkë, opojanë e goranë!
e Enjte, 18 Shkurt 2010 09:47

Radio_SHARRI_-_PavaresiaDragash, 18 shkurt 2010 - Në qendër të Dragashit, sikurse në mbarë Kosovën, është organizuar një koncert, për ta shënuar dyvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë. Zyrtarët komunalë, fillimisht kanë mbajtur një akademi solemne në sallën e Kuvendit Komunal, pastaj kanë vizituar varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe Buçe, ku iu kanë bërë homazhe të rënëve në luftën që solli lirinë e vendit tonë. Manifestimi qendrorë është organizuar në ambient të hapur, në Sheshin e dëshmorëve, ku para publikut janë paraqitur grupe artistike nga Opoja dhe Gora, si dhe këngëtarë nga trevat tjera kosovare. Në fjalimin e tij, para masës së tubuar në këtë manifestim, kreu i Komunës, Salim Jenuzi e ka vlerësuar lartë periudhën dyvjeçare, duke thënë se shpallja e pavarësisë ishte një akt madhor në historinë tonë kombëtare. “Liria dhe shtetësia që po e gëzojmë sot, është arritur falë sakrificave shekullore të popullit të Kosovës dhe luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftë kjo e drejtë dhe që është përkrahur nga vendet më të fuqishme dhe demokratike anembanë globit.”, është shprehur Jenuzi.
Në akademinë solemne, kushtuar dyvjetorit të kësaj ngjarje sublime, e cila, sipas tij, hapi një faqe të re në historinë e popullit shqiptar të Kosovës, Jenuzi ka përmendur edhe të arriturat e qeverisë lokale, gjatë dy viteve të kaluara, si dhe investimet e reja që do të bëhen gjatë këtij viti. Ndërkaq, Çasip Kushi, nënkryetar i Komunës, nga radhët e komunitetit pakicë, është shprehur se shteti i Kosovës ka vend për të gjithë, andaj ky komunitet e ka pritur me entuziazëm shpalljen e pavarësisë.
Akademinë e kanë përshëndetur edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Galip Skeraj, si dhe përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve, Sylejman Sylejmani. I tërë manifestimi, sipas të dhënave nga policia në Dragash, ka kaluar pa asnjë incident dhe në frymë festive.



Share