• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Hënë, 22 Shkurt 2010 10:08

Dragash
- Kryesia e OVL e UÇK-së, në Dragash, ka shprehur shqetësimin e saj për largimin e pjesëtarëve të FSK-së, të cilët më parë kanë qenë Ushtarë të UÇK-së, e më pas edhe pjesëtarë të TMK-së. Në rastin e fundit, kur u larguan 14 pjesëtarë të FSK-së, është edhe kapiteni Izet Aliu, nga fshati Brrut, i cili ka qenë shkas që të reagojë kjo organizatë në Dragash.
Në një komunikatë për media, OVL e UÇK-së ka potencuar se Aliu kurrë nuk ka pasur probleme me Ligjin, prandaj shkarkimin e tij e konsideron se nuk është i bazuar në ligj dhe se është i pa drejtë. “Vendimi për ndërprerjen e shërbimit në FSK të Kapiten Izet Aliut dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së, është qesharak, i pa qartë dhe aspak arsyetues. Prandaj, reagojmë ashpër dhe se nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet identiteti i ish-pjesëtareve të UÇK-së dhe vlerave të Luftës Çlirimtare”, thuhet në komunikatë.
Prizren - Më 1 tetor të këtij viti, Kosova do të ketë Universitetin e Prizrenit, i cili do tu ofrojë studentëve mundësinë e studimeve, edhe në 15 fusha të reja.
Sipas ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj, viti i parë i studimeve në këtë universitet do të jetë pa pagesë. Ai këtë e bëri të ditur , në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, i cili ofroi mbështetje nga vendi i tij për realizimin e këtij projekti madhor.
Ministri Hoxhaj ka qartësuar se se janë bërë të gjitha përgatitjet për ndërtimin e universitetit dhe se për këtë qëllim është ndarë buxheti prej 3 milionë euro, si dhe lokacioni, me një hapësire rreth 20 hektarësh.
Prishtinë - Dy kompani të KFOR-it, të cilat i përkasin forcave manovruese Amerikane, nga Grupi Luftues Shumëkombësh Lindje, do të dislokohen nga sot në veri të vendit, ku do të qëndrojë deri më 24 shkurt.
Sipas një njoftimi për shtyp nga selia e KFOR-it, këto kompani do të zhvillojnë shtrime, por jo si përgjigje, apo përgatitje për ndonjë situatë momentale që po ndodh apo që pritet të ndodhë në Kosovë, por kjo ka për qëllim të verifikojë në terren edhe njëherë, se KFOR-i mund të mbështetet në operacione më fleksibile, duke dislokuar forca me shpejtësi dhe vendosmëri, kurdo dhe kudo që është e nevojshme.
Kairo - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Asamblesë Popullore të Egjiptit, nga i cili ka kërkuar që ky shtet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Egjiptit, siguroi Topallin se ky komision do t’i rekomandojë Qeverisë së Egjiptit njohjen e shtetësisë së Kosovës, pasi, siç u shpreh ai, edhe opinioni publik është në favor të kësaj.
Dy kryeparlamentarët vlerësuan se bashkëpunimi mes parlamenteve të të dya vendeve, me lidhje historike dhe miqësore, është shumë i rëndësishëm, por ai duhet forcuar edhe në aspektin ekonomik.
Prishtinë - Shqiptarët janë populli, i cili më shumë se të gjithë popujt tjerë në rajonin e Ballkanit, besojnë në integrimin evropian.
Një sondazh i kryer nga “Gallup” dhe disa organizata të tjera, dëshmon se 88 për qind e shqiptarëve, e mbështesin afrimin e vendit më Bashkimin Evropian.
Sondazhi nxjerr edhe disa të dhëna që duken kontradiktore, pasi shumica e shqiptarëve janë të kënaqur më nivelin e jetesës, 64 përqind, por që megjithatë shohin mundësi më të mëdha jashtë vendit, ndërsa 38 përqind do të donin të emigronin.
Share