• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bashkëpunimi ndërkufitar, vetëm në fjalë!
Nga: KOHA Ditore   
e Martë, 23 Shkurt 2010 09:10

Dragash, 23 shkurt 2010 - Habip Shosha, një banor paksa i moshuar i fshatit Borje, në Shqipëri, ishte ndier mjaft i entuziazmuar, kur para rreth një viti shikonte valëvitjen e flamujve shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës, me rastin e hapjes së pikëkalimit ndërmjet fshatrave Glloboçicë të Dragashit, në Kosovë dhe fshatit Borje të rrethit të Kukësit, në Shqipëri. "Kurrë nuk e kam besuar se do t'i përjetoj këto çaste. Ky kufi, i cili për më tepër se gjashtëdhjetë vjet ka shërbyer si një perde hekuri e ku humbës më të mëdhenj kanë qenë qytetarët shqiptarë, sot po bashkohet dhe kjoKufiri1 është mirë. Por autoritetet e Kosovës duhet të bëjnë më tepër për rregullimin e rrugës, ngase ajo po na shkakton mjaft telashe", ishte shprehur asokohe Shosha.
Nga ajo kohë e deri më tani asgjë nuk ka lëvizur në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.
Rruga këmbësore, nga Glloboçica e Dragashit e deri në këtë pikë kufitare, ka mbetur po e njëjta, dhe sot e kësaj dite ajo kalohet me mjaft vështirësi nga banorët e të dy anëve të kufirit. Kamber Kajkush, një banorë i fshatit Glloboçicë, bën të ditur se për të shkuar deri tek të afërmit e tij në Borje, këtë rrugë e kalon me mjaftë vështirësi, edhe pse nuk është më e gjatë se rreth 2 kilometra. Edhe Veis Beqiri e Ramadan Mehmeti, dy të rinj nga Borja, të cilët ia kishin mësyrë qytezës së Dragashit, pohuan se nga viti i kaluar, kur është bërë hapja e pikës kufitare, e deri më tani, infrastruktura rrugore ka mbetur e njëjta. "Kryetari i Komunës së Shishtavecit, Dyliman Nela, ai i Zapodit, Dan Kaloshi, por edhe kryeplaku i Borjes, Çako Pajaziti, na patën premtuar rregullimin e infrastrukturës, por përkundër kësaj, as andej kufirit nuk është bërë gjë. Po të ekzistonte rruga, banorët e Borjes, Oreshkës dhe Cërnalevës, gjithsesi se do t'i sillnin shumë përfitime biznesit të Dragashit, ngase Kukësin e kemi shumë më larg", është shprehur Mehmeti.
Rreth krijimit të kushteve më të mira për banorët e këtyre dy zonave kufitare, vite më parë, me ndërmjetësimin e OSBE-së, ishte formuar një grup punues nga Komuna e Dragashit dhe ajo e Kukësit. Por, rezultat i të gjitha takimeve nuk ka bërë asgjë konkrete.
Përgjegjësit e Zyrës së Komuniteteve shprehen se, kohë më parë, në një takim në Prizren është marrë nisma për formimin e një grupi për bashkëpunim kufitar ndërmjet Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë, por se a është bërë ndonjë aktivitet në këtë drejtim, nuk ishin në gjendje ta saktësonin. "Me sa kam informacione, janë duke u bërë disa përpjekje për riaktivizimin e grupeve për bashkëpunim ndërkufitar, por kur do të fillojnë punën ato, nuk mund ta saktësojë", është shprehur Mehmet Hamza, përgjegjës i Zyrës Lokale të Komuniteteve në Dragash. Ndërkaq, Suad Tosuni, njëri prej anëtarëve të këtij grupi punues nga Komuna e Dragashit, ka pohuar se ai vetëm sa është njoftuar se është anëtar i grupit, ndërsa deri më tani askush nuk e ka ftuar për ndonjë takim pune.
 
 
Share