• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Administrata komunale, kërkon rritje pagash!
e Enjte, 25 Shkurt 2010 10:00
Komuna_DR_-_01Pozita e vlerësuar nga shërbyesit civilë të Administratës komunale të Dragashit, si tejet e vështirë, i ka shtyrë ata që të mbajnë një takim me drejtuesit më të lartë të sindikatave të Administratës Publike dhe atyre të Pavarura të Kosovës. Ndue Kalaj, kryetar i Sindikatave të Administratës publike, e ka vlerësuar pozitën e kësaj shtrese të punëtorëve, si tejet të rëndë. “E tëra kjo ka qenë pasojë e sjelljeve tona, të cilat kanë pasur pikësynim, në radhë të parë shtetformimin e Kosovës, ndërkaq sindikatat e disa sektorëve të tjerë, kanë qenë më të zëshme dhe kanë arritur në një masë që ta përmirësojnë pozitën e tyre materiale”, ka thënë Kalaj. Ai ka theksuar se krerët e sindikatave, vazhdimisht kanë kërkuar miratimin e Ligjit të Punës, përfshirë këtu edhe pagat, por që neglizhenca e Qeverisë dhe e Kuvendit, i kanë zvarritur në vazhdimësi këto kërkesa. “Kjo gjendje e rëndë na kanë shtyrë që të dalim me kërkesat tona, nga të cilat nuk do të heqim dorë”, është shprehur Kalaj.
Në debatin që kanë zhvilluar disa nga punëtorët e administratës komunale të Dragashit, si Azbi Halili, Metush Ahmeti dhe Agim Hyseni, është thënë se pozita e tyre është e nëpërkëmbur. Ata kanë fokusuar edhe specifikat e kësaj komune, prandaj kanë kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre. Sipas tyre, është koha e fundit që Qeveria t’ua kthejë dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur, por që e tëra kjo mund të arrihet me një këmbëngulësi të vazhdueshme të krerëve të sindikatave të shërbyesve civilë.
Duke dhënë sqarime rreth kërkesave të tyre, kryetar i Sindikatave të Administratës publike, Ndue Kalaj, ka përmendur pesë kërkesa, të cilat i janë parashtruar ministrisë; nivelizimi linear i pagave të shërbyesve civilë, pagesa e shujtës, sigurimi i transportit, pagesa e përvojës së punës dhe heqja e kontratave njëvjeçare. Sipas tij, afati i realizimit të këtyre kërkesave është 15 marsi “Po qe se nuk plotësohen këto kërkesa, do të shikohen mundësitë e ndërmarrjes së hapave të mëtejmë”, ka thënë Kalaj.
Ndërkaq, Xhafer Xhaferi, nënkryetar i Sindikatave të Pavarura, ka nënvizuar se, tani për tani, nuk është duke u respektuar as kontrata kolektive, e as ligjet e miratuara “Prandaj, sindikatat duhet të jenë shumë më këmbëngulëse në kërkesat e tyre. Kjo, sepse qeveria po reagon, pikërisht pas trysnisë së sindikatave", ka vlerësuar Xhaferi.
Share