• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Administrata komunale, kërkon rritje pagash! |
e Enjte, 25 Shkurt 2010 10:00 |
![]() Në debatin që kanë zhvilluar disa nga punëtorët e administratës komunale të Dragashit, si Azbi Halili, Metush Ahmeti dhe Agim Hyseni, është thënë se pozita e tyre është e nëpërkëmbur.
Ata kanë fokusuar edhe specifikat e kësaj komune, prandaj kanë kërkuar që të merren parasysh kërkesat e tyre. Sipas tyre, është koha e fundit që Qeveria t’ua kthejë dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur, por që e tëra kjo mund të arrihet me një këmbëngulësi të vazhdueshme të krerëve të sindikatave të shërbyesve civilë.
Duke dhënë sqarime rreth kërkesave të tyre, kryetar i Sindikatave të Administratës publike, Ndue Kalaj, ka përmendur pesë kërkesa, të cilat i janë parashtruar ministrisë; nivelizimi linear i pagave të shërbyesve civilë, pagesa e shujtës, sigurimi i transportit, pagesa e përvojës së punës dhe heqja e kontratave njëvjeçare. Sipas tij, afati i realizimit të këtyre kërkesave është 15 marsi “Po qe se nuk plotësohen këto kërkesa, do të shikohen mundësitë e ndërmarrjes së hapave të mëtejmë”, ka thënë Kalaj.
Ndërkaq, Xhafer Xhaferi, nënkryetar i Sindikatave të Pavarura, ka nënvizuar se, tani për tani, nuk është duke u respektuar as kontrata kolektive, e as ligjet e miratuara “Prandaj, sindikatat duhet të jenë shumë më këmbëngulëse në kërkesat e tyre. Kjo, sepse qeveria po reagon, pikërisht pas trysnisë së sindikatave", ka vlerësuar Xhaferi.
|