• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajmet - BLIC
e Premte, 26 Shkurt 2010 10:24

Dragash
– Në sondazhin më të fundit që ka bërë radioja jonë, përmes pyetësorit në ueb-faqen zyrtare të radios, shumica e përgjigjeve në pyetjen se çfarë presin qytetarët në vitin 2010, kanë qenë se është ekonomia ajo që do të donin të ishte prioritet.
Gjithsejtë 36.4% e anketuesve janë shprehur se gjatë këtij viti presin ekonomi më stabile. 19.3% presin fuqizim të shtetit, 17.1% presin më shumë njohje të shtetësisë së Kosovës dhe po aq mendojnë se gjatë këtij viti do të ketë më shumë varfëri.
Në këtë sondazh 10% e të anketuarve janë shprehur për zgjedhje të parakohshme nacionale.
Prizren - Një fond prej 1.5 milion eurosh, është ndarë këtë vit nga ana e Komisionit Evropian, në përkrahje të zhvillimit ekonomik në rajonin e Prizrenit.
Përpos Prizrenit, Dragashit, Suharekës, Rahovecit dhe Malishevës, në këtë fond do të kenë qasje projektet konkurruese edhe nga pilot njësia e re komunale e Mamushës.
Kreu i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se puna e kësaj agjencie është në fazën e hershme, por është duke ecur mirë, e që jep shpresa se ajo do të forcojë edhe më tej lidhjen mes qeverive lokale, qeverisë qendrore, OJQ-ve dhe komunitetit të biznesit, në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.
Shtërpcë - Kuvendi Komunal i Shtërpcës, vendosi që të shpall konkurs për simbolet dhe të hartojë statutin e ri të komunës.
Me pajtimin e shumicës së anëtarëve të kuvendit, u vendos që kriter i përzgjedhjes së emblemës së re komunale, të jetë paraqitja e përbërjes shumetnike të kësaj ane. Kuvendi formoi një komision 9-anëtarësh, nga të gjitha partitë dhe nga profesionistët e drejtësisë.
Miratimi i statutit dhe emblemës, mundëson heqjen e simboleve të Republikës së Serbisë, të cilat ende qëndrojnë në hyrje të ndërtesës së Kuvendit Komunal.
Tiranë - Deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë, dje për të parën herë kanë hyrë në Kuvend, duke e mbyllur bojkotin gjashtëmujor, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e përshëndeti hyrjen e Socialistëve në Kuvend, duke theksuar se deputetët opozitarë do ta kenë hapësirën që iu takon.
Pas dhënies së betimit, Gramoz Ruçi, tha se deputetët socialistë nuk kanë ardhur në Kuvend për ta marrë pushtetin, por për të kërkuar që të mos u mohohet e drejta kushtetuese për hetimin e plotë dhe të hollësishëm të zgjedhjeve, duke i hapur kutitë.
Beograd - Zyrtarët e drejtësisë në Serbi dhe Mal të Zi, janë takuar dje në Beograd, në përpjekje për ta zgjidhur mospajtimin në rritje, lidhur me trafikantin e drogës, Darko Shariq, i cili është në arrati. Shariq është i akuzuar për kontrabandimin e 2.7 tonëve të kokainës, nga Amerika Jugore në Evropë.
Serbia e akuzon Malin e Zi për strehimin e Shariqit, por kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq, tha se është Serbia ajo që i mbron kriminelët, dhe jo Mali i Zi.
Share