• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shqiptarët braktisin Luginën e Preshevës
e Shtunë, 27 Shkurt 2010 21:12
Presheva2Pas publikimeve se shqiptarët e Maqedonisë, me të madhe ia kanë mësyrë shteteve perëndimore, duke e shfrytëzuar liberalizimit e vizave që Bashkimi Evropian ka aplikuar ndaj këtij shteti, vala e largimit të shqiptarëve nga vendlindja, ka përfshirë edhe Luginën e Preshevës. Të dhënat jozyrtare bëjnë të ditur se, vetëm drejtë Belgjikës, nga ky rajoni janë larguar mbi 5 mijë shqiptarë. Situata është dramatike, ka thënë deputeti nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi. “Është dramatike kjo shkuarje masive e popullatës shqiptare, posaçërisht e të rinjve. Mirëpo, këtu e vetmja rrugëdalje është një aksion i përbashkët i strukturave shtetërore në Serbi, që kanë obligime kushtetuese ligjore për një aktivitet për zgjidhjen e  problemeve ekonomike në këtë rajon. Por, gjithsesi është e nevojshme një ndihmë e mirëfilltë edhe nga shtetet evropiane. Është e domosdoshme të orientohen mjete më serioze për një zhvillim ekonomik të këtij rajoni", theksoi Halimi.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha se një situatë e këtillë është pritur, pasi shqiptarët kanë jetuar në kushte të rënda ekonomike. “Një ndër arsyet ka qenë moszhvillimi ekonomik i Luginës së Preshevës. Apelojmë tek të gjithë shqiptarët që jetojnë një kohë të gjatë në Evropë, që kapitalin e tyre ta investojnë këtu, me qëllim që edhe ata ta gjejnë veten këtu dhe njëkohësisht të krijojnë kushte, që edhe të tjerët mos të jenë të detyruar për migrim drejt Evropës”, thotë Mustafa.
Qytetarët shqiptarë që kanë braktisur Luginën e Preshevës, kryesisht janë të vendosur në Belgjikë, ku edhe kanë parashtruar kërkesë për azil. Por, ashtu sikurse për qytetarët e Maqedonisë, apelet e zyrtarëve të lartë belg, vlejnë edhe për shqiptarët e rajonit të Preshevës, se gjasat për të përfituar azilin janë minimale, për të mos thënë zero.
Share