• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zbulohet dokumenti me Vulën e Lidhjes...!
e Diel, 28 Shkurt 2010 00:47
Vula_LSHPZbulohet ne arkivat britanike një dokument i rëndësishëm për historinë e shqiptarëve, i cili tregon vulën e parë, të përdorur nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
Dokumenti, me referencën: FO-195/1382, që mban datën 2 Maj 1881, është gjetur disa ditë më parë nga studiuesi, Bejtullah Destani, në arkivin qendror të Londrës, në Britani të Madhe.
I shkruar në gjuhën e osmanlinjve, nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, dokumenti i adresohej ambasadorit britanik në Stamboll, i cili më pas ia ka kaluar këtë letër ministrit të Punëve të Jashtme.
Nëpërmjet kësaj letre, Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kërkonte ambasadorit britanik në Stamboll, që ta mbështeste Lidhjen..., duke ndërhyrë në qeverinë Otomane, për t’i njohur katër vilajetet shqiptare, me emrin Arnautluk. “I nderuari zoti  ministër. E dërgoj këtë letër në vëmendjen tuaj, pasi më duket shumë interesante”, kishte shkruar ambasadori George Goschen, në letrën e tij shoqëruese, dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, Earl Granville.
Studiuesi, Bejtullah Destani, e ka komentuar gjetjen e këtij dokumenti, si një dëshmi me rëndësi te madhe historike për shqiptarët, pasi që, për herë të parë shihet vula e parë, e përdorur nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Sipas tij, kjo vulë nuk është përmendur apo botuar më parë dhe as që e ka ditur ekzistencën e saj populli shqiptar.
I pyetur se si mundi ta zbulojë këtë dokument, Destani tha se nuk e kishte kërkuar pikërisht këtë, por disa dokumente të tjera. “Gjetja ndodhi tejet rastësisht,  derisa po gjurmoja dokumente të ngjashme dhe, në momentin kur po shikoja një dosje, e cila kishte të bënte me Vaso Pashën, më ra në sy edhe ky dokument, i cili përmban këtë vulë të rëndësishme, e cila e pasuron historinë shqiptare”, tha Destani.
Share