• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Ministria e refuzoi ankesën e LDK-së
e Mërkurë, 03 Mars 2010 10:42
kuvendi
Është refuzuar ankesa që i ka dërguar Grupi parlamentar i LDK-së në Kuvendin Komunal të Dragashit, Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL). Me një shkurt, kuvendarët e LDK-së në Dragash, i janë ankuar kësaj ministrie se, gjatë seancës së fundit, janë bërë shkelje të mëdha procedurale, sidomos në zgjedhjen e anëtarëve për Komitetin komunal për Politikë dhe Financa, ku sipas tyre, nuk është përfillur LDK-ja me 3 anëtarë, sikurse PDK-ja, edhe pse këto subjekte kanë numër të barabartë delegatësh.
Në përgjigjen që i ka dërguar MAPL-ja kuvendarëve të LDK-së, thuhet se nuk janë bërë shkelje procedurale dhe as ligjore, sepse ”të gjitha procedurat kanë vijuar, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe se pozita e kryesuesit të KK-së në këtë komitet, është e rezervuar, pavarësisht se cilës parti i takon ai”.
Mirëpo, përkundër kësaj përgjigje, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Naim Ramadani, nuk është pajtuar me përgjigjen dhe këmbëngul se, megjithatë është bërë shkelje në këtë aspekt ”MAPL-ja nuk i ka lexuar mirë të gjitha rrethanat që janë theksuar në ankesën tonë. Ajo, as që e ka analizuar procesverbalin e mbledhjes së dytë të KK-së, në të cilën janë bërë këto shkelje, e që ne ia kemi paraqitur shumë qartë në ankesë. Prandaj, ne do ta ndjekim edhe më tej rrugën dhe procedurat për ankesë, sepse jemi të bindur se është bërë shkelje e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutit të Komunës”, ka thënë Ramadani.
MAPL-ja i është përgjigjur LDK-së në Dragash, edhe në ankesën që kjo e fundit i ka parashtruar, lidhur me zgjedhjen e zv-kryesuesit të Kuvendit Komunal, nga radhët e komuniteteve pakicë. Në përgjigjen e MAPL-së thuhet se zgjedhja e nënkryetarit është bërë sipas ligjit dhe procedurave që kërkon ai ”Zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komuniteteve pakicë është bërë, sipas ligjeve përkatëse, pasi që është votuar fillimisht nga vetë delegatët e komuniteteve pakicë, ku rezultati ka qenë 4:1, në favor të tij, si dhe votimit të përgjithshëm të delagatëve, ku sërish rezultati ka qenë në favor të zgjedhjes së tij, 13:12”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së.
Megjithatë, LDK-ja e Dragashit nuk është pajtuar as me këtë përgjigje, duke potencuar se votimi nuk është menaxhuar si duhet nga ana e kryesuesit të KK-së.
Ky i fundit, Lulzim Rifaj, tha se e ka pritur një përgjigje të tillë nga MAPL-ja, për faktin se, në asnjë mënyrë, nuk janë bërë shkelje, ndonëse pranon se ka mundur të ndodhë ndonjë gaf, por jo edhe shkelje ligjore apo të procedurave. ”Ankesa që ka adresuar shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Naim Ramadani, është edhe një manipulim i radhës me kolegët e vet, në radhë të parë, e mëpastaj edhe me tërë instituonin më të lartë legjislativ të Dragashit. Procedurat janë përfillur, ligjet janë respektuar dhe në fund kemi edhe rezutin e votimit. Nëse Ramadani e ka ndërlidhur ankesën e tij me ndonjë gaf, që natyrisht ka mundur të ndodhë gjatë seancës, kjo nuk është bazë reale për tu ankuar”, tha për Radio Sharrin, kryesuesi i KK-së në Dragash, Lulzim Rifaj.
Share