• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Jenuzi në Forumin Botëror kundër Varfërisë
Nga: Bashkim SUSURI   
e Mërkurë, 03 Mars 2010 18:52
salimjenuzi2Në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dy delegacione e kanë përfaqësuar Kosovën, në Forumin e VII botërorë kundër varfërisë, me titull: “Aleanca e Qyteteve Botërore Kundër Varfërisë” (WACAP), që ka zgjatur 3 ditë rradhazi. Në delegacionin e parë, të cilin e ka udhëhequr ministri i Administritim dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Sadri Ferati, kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ai i Mitrovicës, Avni Kastrati, i Gjakovës - Pal Lekaj, pastaj kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli, i Ranillugut - Gradimir Nikiq dhe drejtori  ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi. Ndërkaq, delegacionin e dytë e kanë përbërë kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi dhe menaxherja e projektit të UNDP-së për zhvillim të qëndrueshëm të kësaj komune, Maria Elena Zuniga.
Në këtë Forum, të organizuar nga UNDP-ja dhe Komuna e Rotterdamit, në Holandë, kanë marrë pjesë mbi 1500 pjesëmarrës, kryesisht kryetarë komunash, ndërsa temë boshte e shqyrtimit ka qenë decentralizimi i kompetencave, në raportin pushtet qendror-pushtet lokal, me qëllim të luftimit sa më efikas të varfërisë globale në botë. Organizatorët e forimut i kanë dhënë hapësirë dyorëshe delegacionit të Drashagit, për prezantim, ku menaxherja e projektit të UNDP-së për zhvillim të qëndrueshëm në Dragash, Maria Elena Zuniga, ka bërë një prezantim të gjërë të Dragashit në të gjitha fushat e jetës, duke i theksuar mundësitë e një zhvillimi të mirëfilltë ekonomik, bazuar në resurset natyrore dhe njerëzore të komunës së Dragashit. Ajo poashtu ka theksuar nevojën e madhe për mbështetjen e Dragashit nga donatorët e mundshëm, ngase, siç është shprehur ajo, ekzistojnë resurse të mëdha natyrore, sidomos për zhvillimin e blegëtorisë dhe turizmit rural.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, pjesëmarrjen në këtë Forum e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm, ngase, pas prezantimit të Dragashit, janë vënë kontakte me shumë kryetarë komunash nga e gjithë bota, të cilët janë interesuar për kontakte të mëtutjeshme me komunën e Dragashit, për të shqyrtuar mundësitë për donacione eventuale për këtë komunë.
Edhe ministri i MAPL-së, Sadri Ferati, e ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e dy delegacioneve kosovare në këtë Forum botëror kundër Varfërisë, ngase aty janë këmbyer përvojat më të mira të qyteteve të botës, në luftimin e varfërisë.
Në ditën e dytë të Forumit, ministri Ferati dhe kryetarët e Komunave të Kosovës, sikurse edhe kryetarët e Komunave të tjera nga mbarë bota, kanë pasur një takim të posaçëm me kryetarin e Komunës së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb, dhe me kryetaren e Forumit dhe njëkohësisht nënkryetare e Rotterdamit, Jantine Kriens. Takimi është mbajtur në Kuvendin e Komunës së Rotterdamit, me ç’rast kryetarët e komunave janë njoftuar hollësisht me funksionimin e komunës së Rotterdamit, që është, pothuajse shembulli më i mirë në botë, i funksionimit të një Komune, sidomos në luftimin e varfërisë.
Në ditën e fundit të Forumit është lëshuar edhe Deklarata e Forumit, në të cilën u bëhet thirrje të gjithë akterëve, që me tërë qenien dhe kapacitetet e tyre të angazhohen më seriozisht në luftimin e varfërisë, në gjithë botën. Në Deklaratë poashtu i bëhet thirrje gjithë botës që, sipas mundësive të tyre, ta ndihmojnë Haitin, pas katastrofës  së shkaktuar nga termeti i 12 janarit.
Share